Në periudhën prej 26 deri më 28 dhjetor 2014, në hotelin Romantik në Dojran, u mbajt trajnim, ku në ditën e parë u fol për veglat onlajn, ndërsa dy ditët e fundit për përdorimin e të dhënave. Trajnimin treditor e ndoqën grantistët e projektit “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë”.

DSC_1180

Në ditën e parë të trajnimit, pjesëmarrësit kishin mundësi të mësojnë më tepër për ndërtimin e prezencës onlajn dhe komuniteteve onlajn, ndërsa ditën e përmbyllën me sesion për përmirësimin e kapaciteteve të organizatave, gjatë së cilës u njoftuan me idenë dhe parimin e punës së Office 365. Ndërsa në ditën e dytë, u fol për të dhënat, çka janë ato, për gjetjen e të dhënave, ndërsa fokusi më i madh ishte në përfitimin e shkathtësive për shfrytëzimin e formulave dhe tabelave pivot në softuerët për përpunimin e të dhënave tabelare. Ndërsa në ditën e fundit, përfaqësuesi i programit School of Data i Open Knowledge Foundation foli për vizualizimin e të dhënave, ndërsa të pranishmit kishin mundësi të njihen edhe me disa vegla për mapin dhe krijimin e paraqitjes grafike të kalimit të kohës.

DSC_1308

 

DSC_1215

Ky trajnim është pjesë e trajnimeve të parapara që u mbajtën në periudhën e ardhshme, në kuadër të projektit “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë”, të cili e realizon Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me QMAE-në dhe Reaktor-in – hulumtimi në aksion, e me ndihm financiare të Komisionit Evropian nëpërmjet programit IPA CIVIL SOCIETY FACILITY (CSF) 2012-2013.

Më tepër fotografi nga trajnimi mund të shihni këtu.

Ndaje: