Мени

Mbahet tryeza e rrumbullakët: “Resurset e hapura arsimore – Përvojat, përfitimet, sfidat, çështjet e hapur dhe hapat e ardhshëm”

Më 19 dhjetor, me fillim në orën 11:00, në Qendrën për konferenca dhe studime në kuadër të bibliotekës universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Resurset e hapura arsimore – Përvojat, përfitimet, sfidat, çështjet e hapur dhe hapat e ardhshëm”. Në ngjarjen që e përkrahu fondacioni Metamorfozis, e në të cilën u prezantua Aleanca për resurse të hapura arsimore, morën pjesë 35 pjesëmarrës nga shkollat fillore dhe të mesme, universitetet, bibliotekat, organizatat joqeveritare dhe institucionet publike.

DSC_8435

Tryeza e rrumbullakët filloi me prezantimin e zonjës Lidija Topuzovska nga Komisioni nacional i UNESCO-s në Maqedoni, e cila foli për projektet dhe programet për arsim të hapur UNESCO-s. Ajo theksoi se gjendemi në dekadën e UNESCO-s për arsim për zhvillim të vazhdueshëm, e poashtu foli edhe për klubet e UNESCO-s, si dhe për përpjekjet për përkthimin e disa udhëzuesve të UNESCO-s në gjuhët lokale, në mesin e të cilëve edhe udhëzuesin: Trashëgimia botërore në duart e të rinjve

DSC_8312
Pastaj, zonja Marina Vasileva nga shkolla fillore “Shën Kirili dhe Metodi” në Qendër të Shkupit, i prezantoi përpjekjet për inkorporimin e mënyrave inovative të mësimit duke i përdorur RHA-të në arsimin fillor dhe projektin “Lojërat e gjyshes” që paraqet digjitalizim të lojërave të vjetra për fëmijë, me çka mundësohet aktivitet fizik nëpërmjet lojërave digjitale. Ajo i përmendi vilmat vizatimorë si një mjet që mund të shërbejë si RHA. Prezantimin e saj e përfundoi me apelin se duhet të ketë më tepër konferenca dhe përkrahje institucionale për konceptin dhe idenë për RHA.

Pas saj, zonja Ollga Samarxhiq Jankova, i prezantoi përpjekjet e “Hapni dritaret”, dhe theksoi se gjithçka që ato e ofrojnë si produkt i punës së tyre është vënë në dispozicion dhe është e qasshme. Në fakt, ajo theksoi se njerëzit me nevoja të veçanta janë një grup heterogjen që kanë nevojë më të madhe për arsim dhe përshtatje të resurseve dhe teknologji të veçantë. Ajo i përmendi resurset komerciale që janë në dispozicion dhe alternativën e tyre të hapur që është në dispozicion pa pagesë.

DSC_8351

Si përfaqësues i Institutit Ekonomik – Shkup, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, z. Zoran Janevski i prezantoi gjendjet në arsimin e lartë, duke e potencuar mungesën e resurseve që janë në dispozicion për arsimin e lartë. Si pengesë e mundshme për produksion më të madh të resurseve i përmendi financat që paraqesin vështirësi gjatë realizimit të hulumtimeve që kanë implikacione financiare. Resurset e hapura arsimore paraqesin mënyrë për të ardhur deri te literatura plotësuese.

DSC_8370

Elena Ignatova nga fondacioni Metamorfozis, i prezantoi licencat Creative Commons si vegël për krijimin e RHA-ve pa hequr dorë krejtësisht nga të drejtat autoriale. Ajo e theksoi gabimin më të shpeshtë që bëhet kur bëhet fjalë për resurset në internet, e ai është supozimi se me publikimin e resursit në internet ai shpërndahet si resurs i hapur, por në qoftë se nuk zgjidhet licenca me të cilën mundësojmë shpërndarje, ose në qoftë se ajo nuk është theksuar nga servisi nëpërmjet të të cilit e bëjmë shpërndarjen, resursi në fakt publikohet me të drejta të autoriale që janë krejtësisht të mbrojtura. Licencat Creative commons janë mënyrë e shkëlqyeshme për të shpërndarë ndonjë resurs, por të imponohet që në përdorimin e mëtutjeshëm të përmendeni si autor i veprës origjinale.

DSC_8422

Zonja Zhaklina Geshtakovska Aleksovska nga Аsociacioni i këshilltarëve për zhvillimin e karierës ASK, foli për atë se çka paraqet këshillimi për karierë dhe zhvillimi i karierës dhe si resurset e hapura arsimore mund të shfrytëzohen për vetëvlerësimin e mëtutjeshëm dhe avancimin e kaulifikimeve tona dhe orientim të karierës.

Pas prezantimeve hyrëse, të pranishmit i këmbyen përvojat e deritanishme, ndërsa u këmbyen edhe ide dhe rekomandime për zhvillimin e arsimit dhe të resurseve të hapura arsimore.  

Të pranishmit diskutuan për disa gjëra, por një pjesë e çështjeve të hapura janë këto:

    • Mungesa e qëndrueshmërisë së projekteve për RHA paraqet sfidë që të garantohet se ato edhe pas përfundimit do të vazhdojnë të jetojnë;
    • Njoftimi i arsimtarëve me iniciativën për RHA është proces i ndërlikuar, ku shfrytëzuesit duhet të motivohen ta shfrytëzojnë këtë platformë në vend që ta përdorin Facebook-un si platformë për komunikim dhe përbashkim;

Pirateria si sfidë gjatë ngritjes së vetëdijes dhe të çmuarit e RHA-ve.

Në vazhdim janë dhënë një pjesë e rekomandimeve:

Resursi i hapur arsimor nuk është resurs i hapur arsimor nëse nuk është vënë në dispozicion në internet;Duhet të bëhet një korelacion ndërmjet Ministris për arsim, resursve të hapura arsimore dhe inciativave ligjore;T’u jepet shans arsimtarëve dhe nxënësve të shumtë kreativë të vijë në shprehje potenciali i tyre për krijimin e resurseve duke vendosur lidhje me Byronë për zhvillimin e arsimit;Resurset që i krijojnë fëmijët në kuadër të procesit arsimor mund të pranohen si punime të tyre autoriale dhe të publikohen me përkrahje institucionale, me ç’rast mund të ndihmojnë didaktë qo do ta redaktojnë punimin dhe do t’i filtrojnë përmbajtjet;Mediat mund të shfrytëzohen si mjet për promovimin e RHA-ve;Ueb-faqja www.oer.mk mund të paraqesë një lloj katalizatori dhe agregatori të resurseve që mëtej do të mirëmbahet, e ku të gjithë mund të shpërndajnë, të shkarkojnë dhe të rangojnë ndonjë resurs.


Albumi i plotë me fotografi nga kjo ngjarje gjendet në profilin e fondacionit Metamorfozis në Flickr.