Senati i Paraguajit do të votojë për miratimin e propozim-ligjit për ruajtjen e të dhënave – njërit nga propozim-ligjet më të këqia kundër piraterisë në Paraguaj. Propozim-ligji do t’i detyrojë ofruesit e shërbimeve të internetit që t’i ruajnë informatat (për periudhë prej 12 muajsh) për atë se kush me kë komunikon, sa kohë dhe prej ku, në qoftë përdoret celulari ose ndonjë pajisje tjetër që lidhet në internet. Kjo do t’u mundësojë autoriteteve që të kenë qasje deri te këto të dhëna me urdhëresë nga gjykata, duke siguruar informata gjeografike-të lokacionit me të cilat zbulohet lëvizja e paraguajasve.

Propozim-ligji i quajtur “Pyrawebs”, është punë e madhe: urdhëri për ruajtjen e të dhënave është masë joproporcionale që duhet të refuzohet në mënyrë energjike. Me vetëm 48 për përkrahjen e miqve tanë nga EDIC që të pengohet miratimi i këtij propozim-ligji, EFF kërkon përkrahje urgjente prej jush duke:

1. E nënshkruar letrën e hapur: nënshkruajeni letrën e hapur deri te Senati i Paraguajit (vetëm OJQ-të). Kjo letër do të publikohet të enjten në mëngjes para votimit për propozim-ligjin në Senatin e Paraguajit. Gjithë tekstin e letrës së hapur mund ta dërgoni të nënshkruar deri te David Bogado: davidbogado@eff.org.

2. Shpërndarja e informatave për problemet me Pyrawebs: përdoreni hashtag-un #Pyrawebs.

Më tepër informata:

 

Ndaje: