Мени

Metamorfozis i mbështet parimet e Manilës për përgjegjësinë e ndërmjetësuesve

Gjithë komunikimin nëpërmjet internetit e lehtësojnë ndërmjetësuesit, siç janë ofruesit e shërbimeve të internetit, rrjetet sociale dhe kërkuesit në internet. Politikat për përgjegjësi ligjore të ndërmjetësuesve për përmbajtjen e komunikimit ndikojnë mbi të drejtat e shfrytëzuesve, duke e përfshirë lirinë e të shprehurit, lirinë e bashkimit dhe të drejtën për privatësi.

Me qëllim që të mbrohet liria e të shprehurit dhe të krijohet mjedis i përshtatshëm për novacione, që do t’i balancojë nevojat e qeverive dhe të palëve të tjera të interesuara, grupet e shoqërisë civile nga e gjithë bota u bashkuan që ta propozojnë këtë kornizë me mjete themelore mbrojtëse dhe praktika më të mira, të bazuara në instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe kornizat e tjera ligjore ndërkombëtare.

Gjashtë parimet e Manilës për përgjegjësinë e ndërmjetësuesve janë këto:

1. Ndërmjetësuesit duhet të jenë të mbrojtur nga mbajtja e përgjegjësisë për përmbajtjet e palëve të treta
2. Nuk guxon të kërkohet ndalesë e përmbajtjes pa urdhëresë nga gjykata
3. Kërkesat për ndalesën e përmbajtjeve duhet të jenë të qarta, të padyshimta dhe duhet ta ndjekin procedurën përkatëse ligjore
4. Ligjet, urdhëresat dhe praktikat për ndalesën e përmbajtjeve duhet të jenë në përputhje me testet për domosdoshmëri dhe proporcionalitet

5. Ligjet, politikat dhe praktikat për ndalesën e përmbajtjeve duhet të jenë në përputhje me procedurën përkatëse ligjore
6. Në ligjet, politikat dhe praktikat për ndalesën e përmbajtjeve duhet të përfshihen transparenca dhe llogaridhënia.

MBËSHTETNI PARIMET