Forumi për demokraci personale është konferencë vjetore për atë se si teknologjia e ndryshon jetën politike, qeveritare dhe qytetare, që është inicuar në SHBA në vitin 2004, ndërsa për herë të parë është mbajtur në Poloni, në vitin 2013. Prej atëherë, PDF POLAND CEE u bë ngjarja më e madhe evropiaen kushtuar teknologjisë, demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare, ku mblidhen anëtarë të organizatave joqeveritare, aktivistë, nëpunës shtetërorë dhe gazetarë prej më shumë se 20 vendeve.

Në këtë ngjarje dyditore, gjatë sesionit “Shoqëria, format i bisedave të rrufeshme”, në ditën e parë të konferencës (16 prill, 2015) foli edhe z. Bardhyl Jashari nga fondacioni Metamorfozis, i cili në mes tjerash tha: Çdo shtet, para se të jetë i hapur, digjital dhe qytetar, që ishte tema kryesore e këtij forumi, duhet të jetë i lirë dhe t’u mundësojë qytetarëve të marrin pjesë në proceset shoqërore, pa iu rrezikuar siguria dhe privatësia.

CCtPpXCWMAEtE61

Ndaje: