Konfеrencën ndërkombëtare për të dhëna të hapura (IODC) në temën “Mundësimi i revolucionit të të dhënave” që u mbajt gjatë dy ditë të kaluara në sallën e mbushur përplot në Otavë, u takuan ekspertë për të dhëna e hapura nga gjashtë kontinente. Ministri për financa, Toni Klement foli për ardhmërinë e të dhënave të hapura, duke theksuar se vlera e tyre me të vërtetë është e pashfrytëzuar, edhe pse paraqet një të mirë të paçmuar që mund çojë deri te inovacionet, krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike. Në Konferencën ndërkombëtar për të dhëna të hapura mori pjesë edhe një përfaqësues nga fondacioni Metamorfozis. Në konferencë u mbajtën mbi 50 prezantime, duke e përfshirë edheOttawa_2 Ottawa_1 punëtorinë e parë për “Të dhënat lokale dhe qeverisjen lokale” duke ofruar vend për liderët lokalë për t’u takuar për së gjalli dhe për të bashkëpunuar me ekspertë të tjerë në nivel global. Në sesionin tjetër, “Frankofonia: kufiri i ri i të dhënave të hapura”, u takuan përfaqësues shtetërorë, përfaqësues të shoqërisë civile, inovatorë dhe përfaqësues të “start-up”-eve nga komuniteti global francez, që t’i këmbejnë përvojat dhe praktikat më të mira për të dhëna të hapura, duke i identifikuar fushat potenciale për bashkëpunim. Në Konferencën e sivjeme të tretë për të dhënat e hapura (IODC) në Kanadë, u mblodhën mbi 1.100 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve edhe përfaqësues të lartë qeveritarë, krijues të politikave dhe ithtarë të të dhënave të hapura. Këmbimi i informatave nëpërmjet forumeve botërore siç është IODC ndihmon në planifikimin e ardhmërisë së të dhënave të hapura, të cilat kontribuojnë për përforcimin e demokracisë, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për ndërtimin e prosperitetit në nivel global dhe në Kanadë.

Ndaje: