Menyja

Metamorfozis shpall konkurs për punësim

Fondacioni “Metamorfozis” ka nevojë për punësim për vendet e mëposhtme të punës:

Koordinator i projekteve (project coordinator) – i/e angazhuar për realizimin e projekteve të ndërlikuara në lidhje me qeverisjen e mirë, zhvillimin e kapaciteteve të organizatave qytetare dhe të institucioneve dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në sferën digjitale.

Kushtet e nevojshme:

  • Arsim të lartë të kryer
  • Së paku 5 vite përvojë pune me projekte të financuara nga BE-ja ose donatorë të tjerë ndërkombëtarë
  • Nivel i lartë i njohjes dhe i zbatimit të gjuhës maqedonase (me gojë dhe me shkrim)
  • Nivel i lartë i njohjes dhe i zbatimit të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim)
  • Aftësi analitike dhe gatishmëri për të mësuar
  • Qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar duke i respektuar afatet e rrepta kohore.
  • Leje për vozitje të kategorisë B
  • Gatishmëri për udhëtime zyrtare në vend dhe jashtë vendit

Аdministrator për grante/financa (Grants/Finance Administrator) – i/e angazhuar për aspektet administrative dhe financiare gjatë realizimit të granteve për organizatat qytetare, duke përfshirë edhe mentorimin e grantistëve dhe ndjekjen e arritjeve të tyre.

Kushtet e nevojshme:

  • Arsim të lartë të kryer
  • Së paku 5 vite përvojë pune nga fusha e administrimit/financave të projekteve të financuara nga BE-ja ose donatorë të tjerë ndërkombëtarë
  • Nivel i lartë i njohjes dhe i zbatimit të gjuhës maqedonase (me gojë dhe me shkrim)
  • Nivel i lartë i njohjes dhe i zbatimit të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim)
  • Aftësi analitike dhe gatishmëri për të mësuar
  • Qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar duke i respektuar afatet e rrepta kohore.
  • Leje për vozitje të kategorisë B
  • Gatishmëri për udhëtime zyrtare në vend dhe jashtë vendit

Për këto vende pune, përparësi do të kenë kandidatët që posedojnë:

  • Përvojë relevante të punës nga sektori qytetar
  • Përvojë në organizimin e ngjarjeve
  • Nivel të lartë të njohjes dhe të zbatimit të gjuhës shqipe (me gojë dhe me shkrim) dhe/ose të gjuhëve të tjera

Kandidatët dhe kandidatet e interesuara që i plotësojnë kushtet e lartëpërmendura duhet të dorëzojnë letër për interesimin dhe biografi të punës (CV – në formatin e BE-së) nëpërmjet e-mail-it në info@metamorphosis.org.mk deri në orën 15 më 25 tetor të vitit 2017.