Мени

Misioni i OSBE-së në Shkup organizon tryeza të rrumbullakëta për lirinë e të shprehurit dhe gjuhën e urrejtjes

Më 10 dhe 11 mars, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Forumi arsimor rinor i organizuan dy tryezat e para të rrumbullakëta për nxënësit e shkollave të mesme në temën e lirisë së të shprehurit dhe gjuhës së urrejtjes, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së tyre për ndikimet negative të gjuhës së urrejtjes. Në tryezat e rrumbullakëta u ofruan informata për lirinë e të shprehurit kundrejt gjuhës së urrejtjes, për llojet e ndryshme të gjuhës së urrejtjes dhe pasojat e saj, si dhe për aktivitetet që i realizon Misioni i OSBE-së në Shkup dhe partnerët e saj lokalë në luftën kundër gjuhës së urrejtjes. Në tryezat e rrumbullakëta në Shkup dhe në Kërçovë morrën pjesë rreth 50 pjesëmarrës. U promovuar edhe aplikacioni i parë celular kundër gjuhës së urrejtjes “Mos urrej”, i përgatitur nga fondacioni Metamorfozis, me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe të Ambasadës së Republikës së Francës në Maqedoni. Tryezat e ardhshme të rrumbullakëta do të mbahen në periudhën prej 17-20 mars në Veles, Tetovë dhe Negotinë. Ngjarjet organizohen në kuadër të projektit ExB “Aftësimi i të rinjve për t’u ballafaquar me gjuhën e urrejtjes”, që përkrahet nga Ambasada franceze në Shkup.