Мени

Mitet dhe pengesat me të cilat ballafaqohen resurset e hapura arsimore

Prej ku vijnë mitet për resurset e hapura arsimore (RHA)?

Lëvizja për RHA u paraqit që ta transformojë dhe ta demokratizojë qasjen në arsim. Qeveritë, kompanitë, arsimtarët dhe nxënësit anembanë botës krijojnë RHA dhe i shftytëzojnë ato në mënyra të ndryshme. Por, fakti se një numër gjithnjë e më i madh i projekteve dhe i njerëzve krijojnë resurse të lira për kopjim, kombinim dhe përbashkim pa asnjë kufizim nuk garanton se kjo do të shkaktojë ndryshim sistemor në arsim.

Projektet  për RHA anembanë botës ballafaqohen me pengesa të ngjashme: nga kuptimi i mangët i idesë për RHA-të nga ana e atyre të vendosin (nganjëherë edhe nga vetë edukatorët”, deri te fushtat për publikun kundër çiltërsisë. Gjatë shumë punëtorive dhe trajnimeve, me arsimtarë dhe autorë të librave, zbulohet se shumë nga argumentet që janë dhënë kundër RHA-ve janë mite.

Pa mos siguruar informata të mjaftueshme për përfitimet nga RHA-të, ekziston rreziku i madh që arsimtartë, nxënësit e të gjitha moshave dhe prindërit e nxënësve, do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj RHA-ve për shkak të zërave të bindshëm kritikë (që vijnë kryesisht nga botuesit komercialë arsimorë). Kritika e tillë vërehet qartë me rritjen e popullaritetit të RHA-ve. Është me rëndësi të thuhet se alarmimi i rrejshëm fillon atëherë kur qeveritë fillojnë të mendojnë resurset e hapura arsimoe dhe investojnë mjete publike në financimin dhe përkrahjen e tyre.

Mapimi i miteve

Me qëllim që të mposhten këto mite dhe keqkuptime, ka filluar të bëhet mapimi dhe është zhvilliar një model i përgjigjeve që mund të jenë të dobishme për njerëzit që lobojnë për RHA. Arsimtarët që kërkojnë përgjigje praktike për dyshimet e tyre dhe gazetarët që shkruajnë për RHA poashtu do të kenë përfitime nga kjo. Është duke u punuar edhe një udhëzues për përgënjeshtrimin e miteve i cili do të ofrojë udhëzime të thjeshta dhe të lehta për përdorim, në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve.

Nëpërmjet hulumtimit në mesin e komunitetit të ekspertëve për RHA dhe analizimit të raporteve ekzistuese të mediave për RHA-të, gjenden mendime krejtësisht të kundërta për RHA-të. Ato ose janë trend kryesor, i suksesshëm në arsim – ose mënyrë që të shkatërrohet tregu botues dhe të zvogëlohet kualiteti i ligjëratës.

chart_1-mitovi

Çka mendojnë shfrytëzuesit?

Në një anketë tjetër, të realizuar nga ana e autorëve të raportit “Goditja për RHA-të: Perceptimet e profesorëve dhe të studentëve për RHA-të“, 11% e arsimtarëve dhe 6% e nxënësve konsiderojnë se kualiteti i librave mësimorë që janë me resurs të hapur arsimor është më i ulët se sa i librave mësimorë tradicionalë që i kanë shfrytëzuar në të kaluarën.

Në të gjitha rastet, këta shfrytëzues kanë theksuar probleme teknike ose në përgjithësi kualitet të dobët të tekstit si shkaqe për dhënien e notës së dobët. Megjithatë sipas definicionit të problemit nga ana e arsimtarëve, qasja në internet dhe informata kthyese, si dhe preferencat e studentëve, ishin “në thelbin e asaj që i bën tekstet e RHA-ve më të këqija për arsimtarët”. Për shembull, njëri nga arsimtarët shkroi: “Nxënësit kanë qasje të kufizuar – ata dëshirojnë burime në formë të shtypur për shkak se janë mësuar me to”. Një arsimtar tjetër thjesht ka shkruar “Ajo është onlajn”.

Ky pyetësor pasqyron diçka që lehtë mund të vërehet gjatë trajnimeve dhe diçka që e ashtuquajtura “larja e hapur” e bën atë edhe më të keqe: definicionin e popullarizuar për RHA-të vetëm si resurse pa pagesë (gratis) në internet. Shumica e miteve për RHA-të janë të bazuara në këtë bindje të gabueshme. Pastaj, kritika nuk është konkretisht e orientuar ndaj RHA-ve, por ndaj të gjitha llojeve të përmbajtjes që gjendet në internet. Për shembull, RHA-të mund të shpërndahen në shumë forma dhe formate kështu që argumenti se RHA-ve u duhet investim në pajisje specifike është më se i paarsyeshëm – sikurse dhe për të gjitha resurset digjitale.

chart_2-mitovi

Në raportet e Boundless dhe EduCase të publikuara në vitin 2013, mund të shohim rritje të konsiderueshme të përdorimit të RHA-ve. Sipas EduCase, 71% e të anketuarve thonë se kanë përdorur resurse të hapura arsimore që janë në dispozicion pa pagesë në vitin e kaluar, ndërsa 10% e tyre shfrytëzojnë RHA “vazhdimisht”.

Të dy raportet u referohen vetëm studentëve në SHBA. Në vendet e tjera, si për shembull Belgjika, Holanda dhe Norvegjia mund të vërejmë madje edhe përdorim më të madh të RHA-ve. Ky është një efekt i qartë i programeve të definuara mirë për sigurimin e resurseve të hapura digjitale për arsimtarët, të përkrahura ose bile edhe të udhëhequra nga qeveria. Në Belgjikë, një nga tre arsimtarë janë regjistruar në platformën KlasCement, dhe rreth 70% e arsimtarëve të Belgjikës e shfrytëzojnë atë. WikiWijs nga Holanda ka rritje prej mbi 100% në nivel vjetor të resurseve të hapura arsimore që gjenden në platformë dhe është duke u zgjeruar drejt arsimit të lartë.

Vështirë është të prezantohet një raport definitiv, por argumentet e mbledhura ofrojnë dëshmi të fuqishme për atë se sa janë të dobishme dhe të fuqishme RHA-të. Ky trend do të rritet me promovimin e RHA-ve nga ana e institucioneve publik dhe me tërheqjen e shftytëzuesve që kërkojnë resurse të cilat jo vetëm që janë më të lira, por edhe më të përshtatshme. Për këto arsye, duhet të jemi të përgatitur të japim përgjigje në numrin gjithnjë e më të madh të pyetjeve për atë se çka janë RHA-të, e çka nuk janë.

Perspektiva e autorëve

Shumë organizata që dëshirojnë të krijojnë materiale edukative gjatë negociatave me autorët zbulojnë se shumë prej tyre kanë vullnet që t’i licencojnë materialet e tyre me licenca të lira. Sido që të jetë, kjo shpeshherë kërkon tejkalimin e frikës së tyre në lidhje me RHA-të. Shumë autorë nuk janë të njoftuar me konceptin e licencës së lirë dhe me resurset e hapura arsimore. Edhe sikur të dëgjojnë për to, Saylor.org zbuloi se “në shqetësimet kryesore bëjnë pjesë humbja e kontrollit mbi materialet, shumëzimi komercial dhe humbja e vizitueshmërisë/profitit nga reklamat”.

Sqarimi i licencave të lira është betejë me perceptimet e gabuara dhe frikat sa i përket fitimit potencial dhe humbjes së parave. Autorët dhe botuesit shpeshherë kanë qëndrime paraprake se botimi me model të hapur është më i keq dhe botimi tradicional. Nuk bëhet fjalë për zvogëlimin e kualitetit, por edhe për humbje të fitimit: të parave, vizitueshmërisë së ueb-faqes ose përforcimit të brendit të autorit. Për diskutim efikas dhe për negociata me autorë arsimorë dhe shkencorë, me rëndësi është të kuptohet se si ato punojnë dhe si paguhen. Arsimtarët shpeshherë krijojnë shumë resurse si pjesë e punës së tyre, ndërsa autorët e librave shkollorë shpeshherë paguhen sipas një kontrate paraprake, e jo sipas kopjeve të shitura.

Prandaj, është me rëndësi që të sqarohet se RHA-të mund të prodhohen dhe të distribuohen sipas disa modeleve. Nga puna vullnetare (siç është Wikipedia) – deri te puna në bazë të marrëveshjes, e paguar dhe e shqyrtuar sikurse programet për librat shkollorë publikë në Kaliforni dhe në Poloni. Autorët poashtu i shmangen të menduarit për mënyrat për të realizuar profit më të madh duke marrë kontroll mbi punën e tyre, në vend që të varen nga ndërmjetësuesit siç janë botuesit. Disa mundësi të reja paraqiten nga botimi i hapur, të cilat rriten për çdo vit, ashtu siç gjithnjë e më tepër shërbime dhe projekte të reja fokusohen në RHA. Ndryshimet në modelet botuese poashtu janë pjesë e sfidave që lidhen me RHA-të që duhet të shqyrtohen.

Përgënjeshtrimi i miteve

Kritika ndaj RHA-ve ka shumë rrënjë. Disa prej tyre janë të arsyeshme dhe definitivisht kërkojnë më tepër mund nga lëvizja për RHA dhe projektet e përfshira në krijimin e tyre. Ka nevojë për më tepër hulumtim që të nxirret dëshmi e qartë para atyre që marrin vendime. Nga ana tjetër, shumë nga argumentet kundër RHA-ve janë të bazuara në bindje të gabuara, për të cilat poashtu ka nevojë që të sqaroehn më shumë. Vazhdimisht tentohet që të bëhet shoqërimi (mapping) në lidhje me atë se cilat probleme që kanë të bëjnë me RHA-të janë prezantuar nga mediat dhe publiku, dhe si mund të jepet përgjigje praktike për to.

Ky artikull është pjesë e projektit që ka për qëllim t’i shoqërojë (mapping) mitet dhe pengesat rreth resurseve të hapura arsimore, që realizohet nga Creative commons, Poloni.

Burimi:  http://oerpolicy.eu/myths-and-obstacles-open-educational-resources-are-facing