ANTICKIOT_GRAD_NA_ISAR_MARVINCI_VALANDOVONë promovim, u theksua rëndësia e kësaj ngjarjeje, që ka domethënie të veçantë për arkeologjinë në Maqedoni, për shkak se për herë të parë, pas librit Ditari arkeologjik i mr. Vasillka Dimitrovskës, publikohet punim shkencor në këtë lëmi nga një arkeologe e çmuar, në vend dhe në botë. Z-sha Vasillka njëkohësisht edhe e hapi promovimin, duke folur për rëndësinë e publikimit të veprave të këtilla në internet, si për shkak të zvogëlimit të harxhimeve financiare, poashtu edhe për shkak të faktit që kjo vepër do të jetë në dispozicion për çdokë, në çdo kohë.

Tani për tani, vepra është në dispozicion vetëm në formën elektronike dhe atë mund ta marrë çdokush falas nga portali Creative Commons, me ç’rast duhet t’i respektojë kushtet që janë përcaktuar në licencën Creative Commons Thekso burimin – Jokomerciale. Më tepër për licencat, përparësitë e shfrytëzimit të tyre dhe mënyrën se si funksionojnë, sqaroi Irina Shumadieva, përfaqësuese e Fondacionit Metamorfozis.

Arkeologu mr. Goran Sanev, i cili është edhe menaxher i portalit për arkeologji “Porta Arheologika“, gjithashtu ishte i pranishëm në promovim dhe shpreson se publikimi i kësaj monografie arkeologjike elektronike do të jetë edhe një fillim i futjes së arkeologjisë së Maqedonisë në trendet botuese bashkëkohore, të cilat padyshim mundësojnë qasje të lehtë dhe të shpejtë deri te informatat e kërkuara.

Në fund, fjalën e mori autorja, e cila përmendi disa të dhëna interesante. Në mes tjerash, qytetin e Hisarit ajo e identifikon me Doberin, njërin nga dy qytetet që përmenden në burimet e saj. Sipas saj, ky lokalitet meriton të jetë i njohur në shkencën dhe publikun tonë.

Dr. Viktorija Sokollovska (1931) është arkeologe dhe punëtore shumëvjeçare në Muzeun e Maqedonisë në Shkup. Interesin e saj profesional e ka orientuar në studimin e historisë, kulturës materiale dhe shpirtërore të fiseve dhe të popujve që kanë jetuar në Pajoni dhe në Maqedoni në kohën antike, me një theks të veçantë në publikimin e qyteteve dhe të toponimeve. Prej vitit 1976 deri në vitin 1996 e ka udhëhequr projektin shkencor “Lugina e Vardarit në mileniumin I para erës sonë”, ku vend të veçantë zënë hulumtimet në lokalitetin Hisar-Marvinci, Vallandovë, prej ku edhe ka dalë ky libër.

Në përgatitje e sipër është edhe versioni i kësaj vepre në gjuhën angleze.

Ndaje: