Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Ministria për Arsim dhe Shkencë, në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis, u bëjnë thirrje të gjithë arsimtarëve dhe profesorëve të aplikojnë për Javën evropiane të programimit 2018 (EU Code Week 2018), e cila do të mbahet nga 6 deri më 21 tetor 2018 në lokacione të ndryshme në shumë vende të Evropës.

Java e programimit është një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Evropian, dhe ajo për herë të parë ka filluar në vitin 2013 dhe synon rritjen e aftësive digjitale në Evropë. Në kuadër të Javës evropiane të programimit në vitin 2017, u mbajtën gjithsej 25.089 ngjarje në 52 vende anembanë botës, ku morën pjesë mbi 1 milion pjesëmarrës. Maqedonia merr pjesë aktive në Javën evropiane të programimit përmes aplikimit me ngjarje nga institucione të ndryshme arsimore, ndërsa këtë vit duam të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të shkollave të Maqedonisë, me çka do të rritej interesi dhe aftësitë themelore në mesin e më të rinjve për programim dhe zhvillimin e aftësive digjitale.

Duke regjistruar ngjarje, çdo shkollë kontribuon për ngritjen e vetëdijes në mesin e të rinjve për zhvillimin e shkathtësive digjitale, si një strategji e rëndësishme e rëndësishme për vendet e Bashkimit Evropian. Ky angazhim u theksua edhe në kuadër të Samitit digjital të Ballkanit Përendimor në Shkup, për të cilën gjë mbështetje fituam edhe nga eurokomesarja, Maria Gabriel.

Si pjesë e Javës evropiane të programimit, çdo mësues i shkollës fillore dhe të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë mund të marrë pjesë duke aplikuar me 1 orë mësimore (jashtë ose brenda programit mësimor) që do të mbahet në kuadër të Javës evropiane të programimit.

Si të bëheni pjesë e Javës evropiane të programimit? http://events.codeweek.eu/guide/

Paraqitja e orës kushtuar programimit bëhet në faqen zyrtare të internetit duke u regjistruar arsimtari, institucioni arsimor dhe termini i mbajtjes së ngjarjes. Gjatë kësaj duhet të krijohet një profil me një emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Afati i aplikimit është deri më 6 tetor 2018.

Linku për paraqitje: http://events.codeweek.eu/login/?next=/add/

Të gjithë ata që do të paraqiten për të mbajtur orë në kuadër të Javës evropiane të programimit do të marrin cеrtifikatë për pjesëmarrje.

Si pjesë e Javës evropiane të programimit, Fondacioni Metamorfozis ka shpallur thirrje për ndarje të granteve prej 300 eurosh nga programi “Meet and Code” për projekte të mëdha ku mund të paraqiten partneritete të organizatave të shoqërisë civile dhe shkollave.

Me këtë rast, punëtorët e arsimit mund ta dërgojnë idenë e tyre (planin mësimor) për ngjarjen më së voni deri më 15 shtator 2018 përmes faqes së projektit “Meet and Code”. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin kompensim financiar dhe mundësi për shpërblim. Shihni se cilat janë kushtet për të aplikuar për grant për “Meet and Code” nëpërmjet fondacionit Metamorfozis dhe cilat janë kriteret për zgjedhjen e ideve të paraqitura.

Kushtet për aplikim për grante për “Meet and Code” nëpërmjet fondacionit Metamorfozis mund t’i shihni në këtë link: http://metamorphosis.org.mk/aktivnosti_arhiva/grantovi-za-meet-and-code-2018-aplicirajte-do-15-ti-septemvri/

Të bashkangjitur e keni shkresën e dërguar nga Ministria për Arsim dhe shkencë deri te të gjitha shkollat e vendit.

SHKRESA

Ndaje: