Grante për implementimin e projekteve me kohëzgjatje deri në gjashtë muaj fituan gjithsej 18 organizata qytetare nga gjashtë shtete, edhe atë nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilat gjatë periudhës së ardhshme do të trajtojnë çështje me karakter lokal dhe nacional që të përmirësohet qeverisja e mirë dhe sundimi i të drejtës.

Grantet janë të dedikuara për organizatat qytetare lokale, dhe janë ndarë në kuadër të projektit ACTION SEE Përgjegjësi, teknologji dhe rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, i cili realizohet nga Fondacioni “Metamorfozis” në partneritet me Fondacionin për demokraci Westminster (Westminster Foundation for Democracy) nga Britania e Madhe, Qendrën për hulumtime, transparencë dhe për llogaridhënie (CRTA Center for Research, Transparency and Accountability) nga Serbia, Asociacionin qytetar “Zashto ne?” (Citizens Association Why not?) nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendrën për tranzicion demokratik (Center for Democratic Transition) nga Mali i Zi, “Open Data – Kosovo” (Open Data Kosovo – ODK) dhe Lëvizjen “Mjaft!“ (Lëvizja Mjaft!) nga Shqipëria, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Fitues të granteve janë:

Маqеdoni

  • Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive “Inkluziva” – Projekti “Informata publike në dispozicion për personat me pengesa” ka për qëllim ta vlerësojë, evaluojë dhe ta përmirësojë nivelin aktual të qasjes për personat me pengesa në ueb-faqet e komunave në rajonin Verilindor të Maqedonisë.
  • Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE) – Projekti “Syri i vëmendshëm – Platformë për përdorimin e mjeteve publike në arsimin e mesëm në Maqedoni” ka për qëllim ta përmirësojë mbikëqyrjen dhe qasjen në informata që kanë të bëjnë për përdorimin e mjeteve publike në financimin e arsimit të mesëm në Maqedoni.
  • “Proficio” – Projekti “Në qendër të vëmendjes: Tejkalimi i keqpërdorimit të pozitës zyrtare në Maqedoni” ka për qëllim të kontribuojë për futjen e mekanizmave praktike për vendosjen dhe për institucionalizimin e standardeve të larta për sjellje etike, qeverisje të mirë për bartësitë e zgjedhur të funksioneve publike, nëpunësit publikë dhe publikun e gjerë nëpërmjet lobimit dhe përfaqësimit në Maqedoni.
  • “Vlerat e përbashkëta” – Qëllimi i projektit “Komisionet për marrëdhënie ndëretnike dhe bashkësitë etnike” është t’i përforcojë marrëdhëniet ndëretnike dhe institucionet e sistemit në vend, që të forcohet demokracia në Maqedoni dhe të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në BE.

Mali i Zi

  • Instituti “Alternativa” – Projekti “Furnizime të besueshme: Më larg syve, më larg mendjes” ka për qëllim ta përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien gjatë furnizimeve publike, e me këtë edhe shpenzimet publike në Malin e Zi.
  • “35mm” – Projekti “Drejtësi, e jo anshmëri – Çrrënjosja e kronizmit!” ka për qëllim të formojë rrjet të organizatave qytetare, mediave dhe të individëve kundër kronizmit, të cilat do të luajnë rol proaktiv në çrrënjosjen e kronizmit në nivel lokal dhe nacional, e njëkohësisht edhe në ngritjen e vetëdijes publike dhe hapjen e dialogut publik për kronizmin dhe për punësimin në administratën publike të bazuar në përkatësinë partiake.
  • Iniciativa vullnetare – Podgoricë – Qëllimi kryesror i projektit “Shkolla transparente, arsim më i mirë” është të hulumtohet dhe të përmirësohet niveli i transparencës së shkollave të mesme në Malin e Zi, si dhe të hulumtohet dhe të përmirësohet niveli i informatave të publikuara në ueb-faqet e këtyre shkollave sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.
  • Grupi monitorues – Ulqin (MOGUL) – Projekti “Transparencë për llogaridhënie” ka për qëllim t’i përfshijë gazetarët dhe mediat, si dhe qytetarët, që ata të ndikojnë dhe ta rrisin nivelin e transparencës së institucioneve publike dhe të organeve administrative.

Shqipëri

  • Asociacioni rinor evropian – Projekti “Qasja në informata, fushatë publike kundër joformalitetit dhe praktikave të korrupsionit” ka për qëllim ta testojë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike ndaj publikut të gjerë, me theks të veçantë te ndërmarrësit e rinj.
  • “Vizioni i ri 2016“ – Projekti “Liria e informacionit nëpërmjet multimedias” ka për qëllim ta përmirësojë lirinë e të shprehurit në Shqipëri duke e promovuar Ligjin për të drejtën e informimit, duke e nxitur transparencën e institucioneve publike nëpërmjet metodave kreative.
  • “Njerëzit në fokus” – Projekti “Monitorim dhe rekomandime për përmirësimin e shërbimeve administrative për qytetarët në Gjykatën Themelore pranë Gjykatës Administrative në Tiranë” ka për qëllim ta vlerësojë cilësinë e shërbimeve administrative gjyqësore dhe të japë rekomandime për përmirësimin e tyre.
  • “Qëndresa qytetare” – Nëpërmjet projektit “Rezistencë kundër korrupsionit në arsimin e lartë” do të informohen studentët për pasojat negative të korrupsionit mbi ekonominë dhe shoqërinë, dhe njëkohësisht do të trajnohen si të luftojnë kundër korrupsionit.

Kosovë

  • OJQ “Koha – Projekti “Qytetarë të informuar dhe aktivë nëpërmjet Ligjit për lirinë e informacionit” ka për qëllim të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie më të madhe nga autoritetet komunale, t’i informojë qytetarët për ligjet dhe për rregullat që kanë të bëjnë me lirinë e informacionit dhe vendimmarrjen, dhe njëkohësisht ta përmirësojë pjesëmarrjen qytetare në domenin e politikave publike nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies.

Serbi

  • “Parlamenti qytetar” (Peoples Parliament – TBC) – Projekti “Organizatat joqeveritare për llogaridhënie më të madhe në financat publike lokale” ka për qëllim të fusë standarde të reja për llogaridhënie dhe politika në menaxhimin e financave publike lokale në Leskovc dhe Vranjë.
  • Mbrojtja e konsumatorëve – “Projekti “Përforcimi i sundimit të së drejtës nëpërmjet mbrojtjes së konsumatorëve” ka për qëllim ta nxisë respektimin e ligjit nga institucionet dhe kompanitë që punojnë në Serbi, si dhe ta ngrejë vetëdijen për të drejtat e tyre, si dhe për të drejtat e konsumatorëve.
  • Qendra për gazetari hulumtuese Krushevac (CINK) – Projekti “Kush është kush në vetëqeverisjen lokale në zonën Rasina?” përbëhet nga dy segmente – krijimi dhe publikimi i bazës së të dhënave për 60 bartës të funksioneve publike në vetëqeverisjen lokale në tre komuna (Krushevac, Varvarin dhe Tërstenik) nëpërmjet mediave dhe hulumtimi i premtimeve zgjedhore të bartësve të funksioneve publike dhe publikimi i raportit.

Bosnjë dhe Hercegovinë

  • Qendra për bashkëpunim qytetar – Projekti “Për transparencë të pushtetit lokal: Përmirësimi i komunikimit të bashkësisë lokale” ka për qëllim ta përmirësojë komunikimin e bashkësive lokale me banorët, autoritetet komunale dhe me mediat në gjashtë komuna të Bosnjës dhe Hercegovinës.
  • “Proeduka” – Projekti “Punësimet në administratën lokale para dhe pas zgjedhjeve lokale në Republikën Serbe” ka për qëllim ta konstatojë nivelin e punësimeve gjatë vitit zgjedhor dhe ta trajtojë këtë problem me qëllim që të eliminohet kjo pengesë drejt një shoqërie demokratike.

Projekti ACTION SEE Përgjegjësi, teknologji dhe rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore realizohet nga Fondacioni “Metamorfozis” në partneritet me Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrja në mekanizmat për marrjen e vendimeve, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Ndaje: