Më 24 prill, në hotelin CentreVille në Podgoricë të Malit të Zi u mbajt konferencë me titullin: “Niveli i hapjes së institucioneve të pushtetit ekzekutiv në rajon dhe në Malin e Zi” ku u prezantuan rezultatet e hulumtimit për nivelin e hapjes së pushteteve ekzekutive në rajon që u realizua në kuadër të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, z. Aivo Orav tha se pa institucione të hapura nuk ka qeverisje të mirë, e pa qeverisje të mirë nuk mund të ketë sundim të së drejtës.

20170424140921

“Në qoftë se institucionet nuk i shpërndajnë informatat, kjo zakonisht do të thotë se ata duan të fshehin diçka. Për ato vende që tentojnë të bëhen anëtare të BE-së, fshehtësi të tilla nuk duhet të ekzistojnë” – tha Orav. “Nuk ekziston diçka që është tepër transparente apo tepër e hapur” – përfundoi ai.

Тransparenca është parakusht për përparim

Sekretari shtetëror në Ministrinë për administratë publike të Malit të Zi, z. Goran Jovetiq, tha se niveli i hapjes dhe i transparencës së institucioneve shtetërore është parakusht për çdo përparim demokratik dhe ekonomik.

Drejtori i Qendrës për tranzicion demokratik – QTD, njëra nga organizatat partnere të projektit ACTION SEE, z. Dragan Koprivica, tha se hapja e autoriteteve është njëri nga postulatet kryesore të qeverisjes së mirë dhe karakteristikë e rëndësishme e çdo shoqërie demokratike.

“Hapja është një vlerë e përgjithshme, gjegjësisht publike, e shoqërive të zhvilluara dhe një instrument për kontroll të punës së autoriteteve nga ana e institucioneve dhe qytetarëve. Poashtu, ajo paraqet një instrument të rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit”, tha Koprivica.

Për fat të keq, ai konsideron se kjo është temë për të cilën shumë pak flitet në rajon, e edhe më pak ndërmerren hapa konkretë për arritjen e standardeve për nivelet e hapjes.

“Prandaj, anëtaret e rrjetit ACTION SEE, me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) dhe Komisionit Evropian, zhvilluan një metodologji të bazuar në shkencë për matjen e nivelit të hapjes në rajon. Përgatitëm indikatorë që japin një pasqyrë të besueshme të hapjes dhe mblodhëm të dhëna për qeveritë, ministritë dhe organet e tjera të pushtetit në 6 vende të rajonit”, shtoi Koprivica.

Puna e institucioneve është matur në bazë të më shumë se 80 indikatorëve dhe mbi 15.000 të dhënave të mbledhura për to.

“Politika e hapjes duhet të jetë politikë e të gjitha qeverive të rajonit, ajo duhet ta gjejë vendin e vet sikurse edhe politikat e tjera të rëndësishme shtetërore”, përfundoi Koprivica.

Rezultatet e hulumtimit

Për hapjen e pushteteve ekzekutive në rajon folën përfaqësuesit e Qendrës për tranzicion demokratik – QTD nga Mali i Zi, “Zashto ne?” nga Bosnja dhe Hercegovina, CRTA nga Serbia, Metamorfozis nga Maqedonia, Mjaft! nga Shqipëria dhe Open data Kosovo nga Kosova.

SONY DSC

Niveli i hapjes së pushteteve ekzekutive në rajon nuk është në nivel të kënaqshëm. Mesatarisht, niveli i hapjes përmbush 47% të indikatorëve. Niveli i hapjes së pushtetit ekzekutiv në Malin e Zi është në vendin e parë në rajon me përmbushje të përgjithshme të indikatorëve prej 66%. Pas tij vjen Serbia me 56%, Bosnja dhe Hercegovina me 44%, Kosova me 40%, Shqipëria me 38% dhe Maqedonia me 36%.

Mbyllja e institucioneve është vërejtur në disa fusha, duke filluar nga zbatimi i ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, të treguarit e mënyrës në të cilën institucionet i harxhojnë paratë, e deri te shfrytëzimi i mënyrave të vjetëruara të komunikimit.

Ndaje: