Më 24.11.2016, Ministry of Data në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis e organizuan takimin Мinistry of Data meetup në Shkup, i cili u mbajt në barin Cresha. Qëllimi kësaj ngjarjeje ishte që të gjithë qytetarët, organizatat dhe kompanitë e interesuara të informohen për mundësinë që e ofron Ministry of Data për të gjithë ata që do të paraqiten të marrin pjesë në këtë sfidë rajonale për krijimin e aplikacioneve, që e mbështet potencialin kreativ të të rinjve, të dhënat e hapura dhe përparimin e teknologjisë për udhëheqje inkluzive në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

15179198_10154695503766873_7576116090360546695_n

Idetë që do të dalin gjatë kësaj sfide janë të lidhura me mënyrën se si t’i transformojmë qytetet tona dhe si ta përmirësojmë qeverisjen, efektivitetin dhe pjesëmarrjen e publikut në nivel lokal nëpërmjet vizualizimeve/analizave, aplikacioneve për celularë dhe e-zgjidhjeve të tjera. Dy ekipe që do të marrin pjesë në sfidë do të fitojnë skema të përshtatura mentoriale dhe shpërblim në para prej 2.500 dollarësh amerikanë.

img_20161124_172009

Në pjesën e parë të takimit joformal u prezantuan videot e ideve fituese nga sfida rajonale e vitit të kaluar të Ministry of Data, Relatewith.it dhe Warsaw Ninjas, të cilat shërbyen si shembull, e poashtu edhe si nxitje për të zhvilluar diskutim, për të parashtruar pyetje dhe për të zhvilluar ide. Poashtu, në pjesën e parë të kësaj ngjarjeje u prezantua edhe ueb-aplikacioni openprocurement.mk, i cili shërbeu si shembull për mënyrën e mbledhjes së informatave të hapura nga institucionet në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht u prezantuan sfidat me të cilat u ballafaqua organizata “TIK-u për ndryshime” gjatë krijimit të këtij aplikacioni, e poashtu edhe këshilla të dobishme për të gjithë ata që duan të marrin pjesë me idetë e tyre në këtë thirrje.

15232242_10154695503821873_7557297743083835063_n

Ndërsa në pjesën e dytë, pjesëmarrësit kishin mundësi të bisedojnë nëpërmjet Skype-it me përfaqësuesin e Ministry of Data, me ç’rast u njoftuan me kushtet dhe formën e aplikimit.

15171205_10154695503721873_5255908277779129902_n

Ç’është Ministry of Data?

Ministry of Data është sfidë rajonalе për krijimin e aplikacioneve që e mbështet potencialin kreativ të të rinjve, të dhënat e hapura dhe përparimin e teknologjisë për udhëheqje inkluzive në rajonën e Ballkanit Perëndimor. Në qoftë keni ide si t’i transformoni qytetet tona dhe ta përmirësoni udhëheqjen, efektivitetin dhe pjesëmarrjen e publikut në nivel të qyteteve, dhe keni më shumë se 18 vjet, Ju ftojmë të na bashkangjiteni! Afati për paraqitje është 5 dhjetori i vitit 2016.

Ndaje: