Мени

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe fondacionit Metamorfozis

Më 25 korrik 2014, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Metamorfozis,  fondacioni për internet dhe shoqëri, nënshkruan Memorandim për bashkëpunim. Me këtë Memorandum vërtetohet bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në vazhdimësi dhe interesi i përbashkët i organizatave për edukim dhe informim të qytetarëve, veçanërisht popullatës së re, në temën e privatësisë, mbrojtjes së të dhënave personale dhe fusha të tjera të ngjashme.


Qëllimi i këtij Memorandumi është përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me projektin “Orë nga privatësia”, i cili në periudhën e ardhshme do të realizohet në shkollat e mesme në Qytetin e Shkupit. 

“Ngritja e vetëdijes për përdorim të sigurt të internetit, krijimi i shoqërisë dhe kulturës së respektimit të privatësisë, mbrojtja e të dhënave personale, janë qëllime me interes të përbashkët”, pajtohen të dyja organizatat. 

Në periudhën e ardhshme pritet zbatimi i aktiviteteve të përbashkëta për ngritjen e vetëdijes së disa grupeve të qëllimit në procesin edukativo-arsimor: nxënësve, prindërve, arsimtarëve, për nevojën e respektimit të dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale, duke i përfshirë edhe përmbajtjet për pacenueshmërinë e shtëpisë, fshehtësinë e komunikimit, fshehtësinë e letrave, gjuhën e urrejtjes, sjelljen në rrjetet sociale, etj. 

Duke e pasur parasysh se të dyja institucionet janë të orientuara drejt përmirësimit të kualitetit të jetesës nëpërmjet përhapjes së dijes dhe edukimit për temat e lartëpërmendura, nënshkrimi i këtij memorandumi i jep vlerë plotësuese krijimit të shoqërisë demokratike, të lirë nga shkeljet e të drejtës së privatësisë.