Menyja

Njoftim: Diskutim në panel për nivelin e hapjes dhe transparencën e institucioneve të Ballkanit Perëndimor

Më 19 korrik, me fillim në orën 13:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, do të mbahet diskutim në panel për nivelin e hapjes dhe transparencën e institucioneve të Ballkanit Perëndimor. Ky diskutim është pjesë e projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore.

Qëllimi i ngjarjes është prezantimi zyrtar i nivelit të hapjes së institucioneve për çdo vend, si hap i parë për një fushatë më të madhe për përfaqësim me të cilën do të promovohet hapja e institucioneve dhe qeverisja e mirë, e poashtu do të bëhet përpjekje për të ndikuar mbi institucionet shtetërore të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të rritet niveli i hapjes së tyre. Diskutimi rajonal në panel do të hapet nga Kryetari i Kuvendit të R.M.-së, z. Talat Xhaferi, si dhe drejtori i programit për Ballkanin Perëndimor në Fondacionin për demokraci Westminster, z. Emil Atanasovski.

Pastaj, përfaqësues të 6 organizatave partnere të projektit, të cilat i zbatuan matjet për Indeksin e nivelit të hapjes në 6 vende: Маqedoni, Serbi, Shqipëri, Malin e Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë, do t’i prezantojnë gjendjet në këto vende dhe udhëzimet për përmirësimin e nivelit të hapjes në secilin nga këto vende.

Ky diskutim është ngjarja e dytë për përfaqësim në kuadër të projektit Аction SEE, si dhe prezantim i parë zyrtar i udhëzimeve të cilat i përgatiti konsorciumi i projektit.

Përveç përfaqësuesve të organizatave qytetare nga rajoni, të cilat janë pjesë e projektit, në diskutimin në panel do të marrin pjesë edhe deputetë nga parlamentet e rajonit dhe ai i Maqedonisë, organizata qytetare që punojnë në aktivitete që kanë të bëjnë me Kuvendin, përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare dhe të ambasadave në Maqedoni.

Projekti ACTION SEE realizohet nga ana e Rrjetit ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore), që është rrjet i organizatave qytetare nga rajoni: Fondacioni Metamorfozis, Qendra për tranzicion demokratik (QTD) nga Mali i Zi, Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie (CRTA) nga Serbia, Shoqata qytetare “Zashto ne” nga Bosnja dhe Hercegovina, Fondacioni për demokraci Westminster nga Britania e Madhe, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria, me ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian.