metamorphusaid

Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Shkup organizon diskutim publik me gazetarë të njohur amerikanë në temën “A munden mediet sociale të ndikojnë mbi zgjedhjet në SHBA?” më 18 tetor (e martë), me fillim në orën 14:30 në klubin GEM në Shkup.

Ngjarja do të fillojë me një prezantim të shkurtër të gazetarëve të shpërblyer nga SHBA-të, Barbara dhe Xhon Kokran, e më pas do të ketë diskutim me pjesëmarrësit, përdorues aktivë të rrjeteve sociale në Maqedoni.

Barbara Kokran është profesoreshë në Fakultetin për gazetari në Misuri. Ajo gjithë karrierën e saj e ka kaluar në Uashington, e poashtu ka qenë edhe kryetare e RTDNA – Radio Television Digital News Association. Ka qenë edhe kryeredaktore e “Washington Star”, si dhe nënkryetare e Radios publike kombëtare (National Public Radio – NPR).

Xhona Kokran është gazetar i pensionuar i televizionit, i cili i njeh të gjithë kryetarër e SHBA-ve që nga Duajt Ajzenhauer e deri më sot. Ka filluar të punojë në ABC News në vitin 1994 si raportues kryesor nga Kapitoll Hilli. Para se të punojë në ABC ka punuar për NBC, duke e mbuluar punën e administratave të Reganit, Xhorxh Bushit të vjetrit, Niksonit, Fordit dhe Karterit.

Аgjenda e ngjarjes:

  • (14:30) Mirëseardhje – Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit Metamorfozis
  • (14:45) Prezantim për ndikimin e medieve sociale mbi zgjedhjet në SHBA – Barbara dhe Xhon Kokran
  • (15:30) Pyetje dhe diskutim – moderator Bardhyl Jashari

 

Hyrja në këtë ngjarje është e lirë.

Për shkaqe logjistike, Ju lutemi lajmërojeni pjesëmarrjen tuaj nëpërmjet e-mail-it: goran@metamorphosis.org.mk. Gjuha punuese e këtij takimi është gjuha angleze.

Ndaje: