Menyja

Njoftim: Samiti i dytë rajonal për lirinë në internet, 22-24 mars, Strugë, Maqedoni #IFSummit

Fondacioni Metamorfozis do të marrë pjesë në Samitin e dytë rajonal për lirinë në internet, nikoqir i të cilit do të jetë Iniciativa për sundimin e të drejtës e Odës së avokatëve amerikanë (ABA ROLI).

Prej 22 deri më 24 mars, mbi 120 ekspertë për lirinë në internet dhe aktivistë për të drejtat e njeriut nga Evropa dhe Euroazia, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, do të mblidhen në Strugë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në lidhje me lirinë e të shprehurit në internet, privatësinë dhe sigurinë onlajn.

Ekipi i Fondacionit Metamorfozis është bashkëorganizator i një pjese të sesioneve për lirinë e të shprehurit, duke filluar nga diskutimi në panel me titull “Gjendjet aktuale me lirinë e të shprehurit në Evropër Qendrore dhe Euroazi”, ku do të marrin pjesë edhe shefja e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadoresha Nina Suomalainen, Robert Popovski, ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Ellery Biddle, drejtoreshë e rrjetit “Global Voices Advocacy (Advox)” dhe Ollga Kirilik nga organizata ukrainase “Digital defenders partners“. Moderator i këtij sesioni që do të fillojë më 22 mars në orën 11, do të jetë drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari.

Ditën e njëjtë, prej orës 14:30m ekipi i Fondacionit “Metamorfozis” do ta udhëheqë edhe sesionin “Fytyrat e lirisë së të shprehurit”, ku do të prezantohen përvojat personale të njerëzve nga rajoni i Evroës Lindore dhe Euroazia, të cilët i janë kundërvënë padrejtësisë dhe janë sakrifikuar në mbrojtje të lirisë së të shprehurit dhe të drejtave të njeriut. Folës në këtë sesion, në mes tjerëve, do të jenë edhe gazetari Tomisllav Kezharovski, hulumtues i Fondacionit të Hamburgut për personat e përndjekur politikisht dhe Leslie de Freitas, përfaqësuese e “IFEKS-it”, rrjetit global për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së të shprehurit.

Poashtu, përfaqësuesit e Fondacionit “Metamorfozis” do të marrin pjesë edhe në diskutimet për vetërregullimin dhe rregullimin qeveritar të internetit, besimin dhe sigurinë në ekonominë digjitale, si dhe mbrojtjen e privatësisë.

Аgjenda e Samitit gjendet këtu (në gjuhën angleze), ndërsa hashtagu në mediat sociale është #IFSummit.