Menyja

Njoftim: Verifikimi i fakteve dhe ndikimi i teknologjive të reja mbi gazetarinë

Në emër të këshillit organizativ, kemi nderin t’ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën e dymbëdhjetë ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk, e cila sivjet do ta trajtojë temën e Verifikimit të fakteve dhe ndikimin e teknologjive të reja mbi gazetarinë. Konferenca do të mbahet më 31 janar 2017, në hotelin “Holiday Inn” në Shkup, Maqedoni.

E organizuar në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni, komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve në media që implementohet nga Fondacioni Metamorfozis, konferenca do t’i tubojë përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave që punojnë në zhvillimin e kësaj fushe, dhe do t’u mundësojë atyre që të rrjetëzohen dhe t’i këmbejnë përvojat gjatë përballjes me manipulimet mediatike me qëllim të rritjes së cilësisë dhe të llogaridhënies së produksionit mediatik, duke i promovuar standardet e gazetarisë dhe përfshirjen më të madhe qytetare.

Konferenca do të ofrojë platformë për ekspertët e vendit dhe ata ndërkombëtarë për ta trajtuar trendin shqetësues global të manipulimeve mediatike: propagandën populiste, lajmet e rrejshme, që burojnë nga mediat tradicionale dhe që përforcohen nëpërmjet mediave sociale; dhe do të ofrojë zgjidhje të mundshme.

Ngjarja do të jetë e hapur për publikun dhe këtë ftesë mund t’ua shpërndani lirisht të gjithë përfaqësuesve të interesuar të institucioneve dhe të organizatave të tjera.

Ju lutemi konfirmojeni pjesëmarrjen tuaj dhe/ose pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatës suaj nëpërmjet ueb-faqes zyrtare të konferencës www.e-society.mk.

Agjenda e konferencës gjendet në ueb-faqe. Informata plotësuese mund të merrni nëpërmjet e-mail-it (contact@e-society.org.mk) ose nëpërmjet telefonit: +3892 3109 325.