Prej 29 deri më 31 tetor 2014, në hotelin “Drim” në Strugë u mbajt trajnim me temë “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian”. Trajnimin e ndoqën grantistët e projektit “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë”.

DSC_8224

Qëllimet të trajnimit të mbajtur ishin avancimin i njohurive të përfaqësuesve të organizatave qytetare sa i përket anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian; rritja e kapaciteteve të organizatave qytetare për shfrytëzim efektiv të fondeve evropiane që janë në dispozicion dhe rritja e kapaciteteve të organizatave qytetare për veprim efektiv në sektorin e demokracisë dhe të qeverisjes së mirë.

DSC_8216

Në trajnim, Aleksandar Kolekeski dhe Bojan Mariçiq nga QMAE (Qendra maqedonase për arsim evropian) i prezantuan njohuritë e tyre nga kjo fushë, duke diskutuar disa aspekte. Disa nga temat për të cilat folën ata, e në të cilat pjesëmarrësit kishin mundësi të marrin pjesë me diskutim dhe ushtrime praktike, janë: analizë e institucioneve të BE-së dhe mënyrës së vendimmarrjes; Evropa 2020 dhe iniciativat kryesore; Programet për komunitetin – pasqyrë e shkurtër e rezultateve dhe problemeve; ndërsa në ditën tretë u fokusuan në programet e BE-së – Evropa për qytetarët dhe Evropa kreative, si dhe shfrytëzimi i e-veglave dhe makinave për kërkim në internet për përgatitjen e aplikacioneve.

DSC_8211

Trajnimi i mbajtur është pjesë e trajnimeve të parapara që do të mbahen në periudhën e ardhshme, në kuadër të projektit “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë”, të cili e realizon Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me QMAE-në dhe Reaktor-in – hulumtimi në aksion, e me ndihm financiare të Komisionit Evropian nëpërmjet programit IPA CIVIL SOCIETY FACILITY (CSF) 2012-2013.

Ndaje: