meetup_open_data2Fondacioni Metamorfozis dhe Rrjeti ballkanik për gazetari hulmtuese (BIRN) mbajtën “Open Data meetup” me përfaqësuesit e organizatave qytetare dhe me gazetarët, ku u prezantua baza e të dhënave “Shkupi 2014 nën thjerrë” nga aspekti i të dhënave të hapura. Takimi u mbajt të martën, më 10 nëntor, në hapësirat e Coffice, me fillim në orën 17:30.

meetup_open_data6Riste Zmejkoski nga BIRN-i e prezantoi mënyrën në të cilën funksionon baza e projektit “Shkupi 2014”, cilat të dhëna i përfshin ajo dhe sa ato janë vënë në dispozicion për analizë dhe përpunim të mëtutjeshëm. Ndërsa Meri Jordanovska, foli për mënyrën e mbledhjes së të dhënave me anë të Ligjit për qasje të lirë deri te informatat dhe për atë se sa janë të hapura institucionet në Maqedoni.

meetup_open_data1Përndryshe, baza e të dhënave “Shkupi 2014 nën thjerrë”, përfshin të dhëna për mbi 130 objekte të ndërtuara në kuadër të projektit qeveritar “Shkupi 2014”, të cilat kryesisht janë marrë me anë të Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik. Shuma e përgjithshme e mjeteve të harxhuara buxhetore për ndërtimin e objekteve të këtij projekti, deri tani është mbi 620 milionë euro. Baza e të dhënave përditësohet rregullisht.

Të pranishmit diskutuan për interesin publik për të pasur sa më shumë të dhëna të hapura në Maqedoni, për potencialin dhe iniciativat ekzistuese për lidhjen e organizatave qytetare dhe medieve për këto çështje.
meetup_open_data7Takimi u organizua në kuadër të dy projekteve të cilat i realizojnë BIRN-i dhe Fondacioni Metamorfozis. Projektin “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura” e implementon Fondacioni Меtamorfozis në partneritet me Open Knowledge Foundation, me mbështetje të Ambasadës britaneze në Shkup. Ndërsa projektin për gazetari hulumtuese dhe për bashkëpunim ndërmjet medieve dhe sektorit qytetar, e zbaton BIRN-i si pjesë e Programit të USAID-it për përforcimin e medieve të pavarura në Maqedoni.

Ndaje: