Мени

Pakot turistike të përbashkëta, mundësi për zhvillim të turizmit

Sot në Tetovë u mbajt pjesa e dytë e takimeve të përbashkëta për identifikimin e kornizës për pjesën e mbetur të pakove për pjesën e Maqedonisë, me pjesëmarrje të personave të biznesit, OJQ-ve  dhe institucioneve që kanë të bëjnë me turizmin në Maqedoni, ndërsa gjithashtu morën pjesë edhe mysafirë nga Qarku i Elbasanit, për të parë lidhshmërinë e produkteve të mundshme të përbashkëta.

20182412-step

“Suksesi mund të jetë rezultat vetëm i veprimit të përbashkët, duke ofruar cilësi në pakot unike turistike”, theksoi Florent Bajrami, koordinator i projektit STEP, i financuar nga Unioni Evropian.

Takimi i sotëm hodhi në dritë edhe disa aspekte tjera të turizmit, siç është edhe pakoja e mundshme Via Egnatia, në rrugët e saj dytësore dhe linjat e furnizimit me mallra dhe resurse tjera.

Hasan Drazhi, nga Këshilli i Qarkut Elbasan, mbeti impresionuar nga aspektet e turizmit malor që ofron ky rajon, dhe shpreson se një nga pakot e ardhshme do të jetë edhe Shkumbini, një emër, e dy lumenj, që karakterizon të dyja anët e kufirit.

Përveç mundësive, pjesëmarrësit prezantuan edhe një sërë problemesh, të cilat kërkojnë angazhim institucional, për të trasuar rrugën e turizmit.