Menyja

Paraqituni në Digital-born Media Carnival!

Digital-born Media Carnival është ngjarje që do të mbahet prej 14 deri më 18 korrik në Kotor të Malit të Zi. Konferenca është iniciativë e përbashkët e Fondacionit SHARE, Misionit të OSBE-së në Serbi dhe Ministrisë për Punë të Jashtme të Holandës, me mbështetjen e Zyrës së OSBE-së për lirinë e mediave.

Digital-born Media Carnival do të jetë ngjarje në të cilën do të mblidhen mbi 100 përfaqësues të mediave onlajn, info-hulumtues dhe entuziastë të të drejtave digjitale. Temat kryesore të konferencës janë lajmet e rrejshme, etika, qëndrueshmëria, modelet e biznesit, kreativiteti, inovacioni gjatë raportimit, tregu i mediave onlajn, mbikëqyrje (e komunikimeve elektronike), privatësia, post-e vërteta etj.

Ngjarja u dedikohet përfaqësuesve të mediave onljan, gazetarëve, artistëve, bloguesve, gazetarëve qytetar, haktivistëve dhe aktivistëve, juristëve dhe përfaqësuesve mediatikë dhe të TI-së, ithtarëve të të drejtave të njeriut, kompanive të reja start-up në sferën mediatike, përfaqësuesve akademikë dhe hulumtuesve.

Paraqituni në këtë link: http://www.shareconference.net/carnival/

Afati për aplikim është 1 qershor 2017. Në qoftë se keni pyetje, lirisht na kontaktoni në: carnival@sharedefense.org.