TOR është vegël softuerike që është e dedikuar për rritjen e privatësisë dhe të sigurisë së akiviteteve tona në internet. TOR browser e mbron identitetin tuaj dhe kërkimet tuaja nga format e ndryshme të mbikëqyrjes në internet. Ai, poashtu, është i dobishëm kur përdoret me qëllim që të anashkalohen kufizimet elektronike. TOR-i e mbron anonimitetin tuaj në atë mënyrë që komunikimet tuaja i shpërndan nëpër një rrjet të distribuar të relejeve, në të cilën punojnë vullnetarë nga e gjithë bota. TOR browser i fsheh faqet që i vizitoni dhe me këtë ju mbron nga mbikëqyrësit potencialë, e poashtu e fsheh edhe lokacionin tuaj gjeografik. Që të mësoni më detajisht se si funksionon TOR-i dhe si ta shkarkoni dhe ta shfrytëzoni atë, shiheni këtë video:

Ndaje: