Мени

Trajnim për të dhënat e hapura

Trajnimi treditor për të dhënat e hapura u mbjat në periudhën prej 18 deri më 20 mars 2015. Në trajnim morën pjesë 16 pjesëmarrës, të cilët kishin mundësi të mësojnë më tepër për të dhënat e hapura, e poashtu kishin mundësi të punojnë edhe në përpilimin e një projekti në të cilin do të punojnë së bashku si ekip në të ardhmen. Grupi zgjodhir projekt që do të realizohet në periudhën e ardhshme dhe kulminacionin do ta arrijë në maj, gjatë konferencës Point. Trajnimin e mbajtën Dona Xhambasak nga fondacioni Metamorfozis dhe Tin Geber nga The Engine Room.
16707053957_c06b8dac0b_z
20 ide iniciale për projekte të bazuara në të dhënat
Grupi përbëhej nga përfaqësues të këtyre organizatave: “Еko-Svest”, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, “Pogon”, CPRM, Publik, QMBN, FSHHM, Finance Think, Reaktor, FINKI dhe FAR. Grupi së pari propozoi 20 ide, prej të cilave pastaj u votuat njëra që do të punohet. Idetë dallonin ndërmjet tyre, duke filluar nga projektet më të mëdha, më të komplikuara, e deri te ato më të voglat dhe më konkretet, disa sikur propozim ideja nëpërmjet të së cilës do të angazhoheshin për toalete më të mira publike. Projekti të cilin e zgjidhi ekipi do të fokusohet në përmirësimin e kushteve për biçiklizmin në Shkup.
Angazhohem për shtigje (më të mira) për biçikleta në Shkup!
Projekti ka për qëllim mbledhjen e të dhënave që do të jenë të dobishme për përmirësimin e biçiklizmit në Shkup. Aktivistët, nëpërmjet aplikacionit celular, do të kenë mundësi që nëpërmjet crowd-sourcing t’i mbledhin të dhënat e nevojshme, të cilat pastaj do t’i shfrytëzojnë për përfaqësim të bazuar në dëshmi. Këto të dhënat do të bashkohen edhe me të dhëna të tjera të hapura, me qëllim që të fitohet një pasqyrë e qartë për situatën me biçiklizmin në qytet dhe si të përmirësohet ajo në mënyrën më të mençur. Ky është vetëm fillimi, ndërsa grupi do të punojë dhe të raportojë për përparimin!
Në dispozicion janë edhe disa materiale nga trajnimi:
Fotografitë nga trajnimi mund t’i shihni këtu.
Një prezantim i shkurtër për të dhënat dhe të dhënat e hapura: