Këtë vit, iniciatori dhe organizatori “LDM Ideas” në ko-organizim dhe në bashkëpunim me disa institucione publike dhe private, e organizoi manifestimin e informatikës „Konferenca LAN Fest 2011“, i cili paraqet trashëgimtar të ri, modern dhe të denjë të Infokomit të vjetër dhe të mirë. Konferenca LAN Fest është ngjarje që përbëhet nga më tepër ngjarje, që ekspozuesve dhe vizitorëve u mundësojnë bashkëpunim efektiv në fushën e teknologjive të informatikës dhe të komunikimeve. LAN Fest do të mbahet në sallën multifunksionale të sportit “Boris Trajkovski”, ndërsa fillon prej 20 majit dhe do të zgjasë deri më 22 maj 2011.

Në kuadër të konferencës LAN Fest do të prezantohet projekti Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave. Prezantimi do të mbahet të premten, më 20 maj, me fillim në orën 14. Në prezantim do të prezantohet edhe Propozim-ligji i ri për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve dhe elektronike.

Pjesëmarrja në LAN Fest është pjesë e projektit „Përforcim i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës“ të Insitutit Nacional Demokratik (NDI).

Ju ftojmë të gjithëve që jeni të interesuar për të mësuar më tepër për temën e e-mbeturinave të merrni pjesë në këtë ligjeratë.

Ndaje: