oer-prezentacija-finki

Para grupit të studentëve u prezantuan idetë, konceptet, si dhe përvojat botërore rreth RHA-ve dhe zbatimi i teknologjive digjitale në procesin arsimor. Pas prezantimit u ndanë doracakë, posterë dhe fletëpalosje informative për RHA-të, me ndihmën e të cilave studentët do të mund që në mënyrë më të sistematizuar dhe më të qartë të kuptojnë më tepër për këtë fushë, e cila zhvillohet në mënyrë dinamike nëpër botë.

Nëpërmjet diskutimit, studentët i paraqitën përvojat e tyre për mundin e deritanishëm dhe bazat e të dhënave të cilat i shfrytëzojnë ata në praktikë, dhe si ato mund t’u tregohen dhe t’u promovohen edhe shfrytëzuesve të tjerë. Njëra nga pikat kryesore të diskutimit ishte se si duhet të shfrytëzohen në mënyrë të drejtë disa resurse që janë në dispozicion, të llojit të enciklopedive të hapura onlajn, dhe cilat procedura duhet të zbatohen për kontrollimin e fakteve dhe të dhënave shkencore.

Studentët u ftuan që në forma të ndryshme të kyçen në këtë projekt.

Ndaje: