usaid-cep-logo-alb

Grante partneriteti

Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare i fton rrjetet e organizatave të shoqërisë qytetare (OSHQ) në Maqedoni të aplikojnë për Grantet e partneritetit. Rrjetet e OSHQ-ve i përfshijnë koalicionet, platformat, rrjetet, si dhe rrjetet e OSHQ-ve të regjistruara zyrtarisht dhe të paregjistruara, që kanë më shumë se pesë anëtarë.

Projekti për pjesëmarrje qytetare është program pesëvjeçar i financuar nga USAID-i që kontribuon për arritjen e dy qëllimeve: (1) ndikimin më të madh të OSHQ-ve mbi politikat dhe programet që kanë të bëjnë me çështjet prioritare që i brengosin qytetarët, dhe (2) angazhimin më të madh dhe të qëndrueshëm të të rinjve në jetën publike në Maqedoni. Grantet e partneritetit do të menaxhohen nga Fondacioni Metamorfozis.

Qëllimi i Granteve të parnteritetit është t’i mbështesë rrjetet e OSHQ-ve që: (i) të bëhen udhëheqëse në formësimin dhe në angazhimin konstruktiv për çështjet që e brengosin publikun; (ii) ta përmirësojnë kapacitetin e tyre për t’i përfshirë qytetarët, mediet, institucionet qeveritare dhe palët e tjera të interesuara në përmirësimin e mirëqenies së pulikut, dhe (iii) ta përforcojnë kapacitetin e tyre institucional.

Projekti për pjesëmarrje qytetare do të ndajë më së shumti (2) grante në kuadër të kësaj kërkese për aplikime. Granti maksimal që mund të ndahet për çdo propozim është 120,000 dollarë amerikanë, dhe do të jetë për aktivitete që do të zgjasin më së shumti 3 (tre) vite. Projekti e mban të drejtën që ta financojë cilindo qoftë apo asnjërin nga propozimet e dorëzuara.

Aktivitetet e grantit mund të përfshijnë:

  • Përfaqësim (avokatësi), monitoring, analizë të politikave publike, dhe iniciativa për edukim të publikut në këto fusha: qeverisja e mirë, përmirësimi i shërbimeve publike, sundimi i të drejtës, antikorrupsioni, të drejtat e njeriut, rritja ekonomike, mjedisi i përshtatshëm për biznes dhe monitoringu dhe mbikëqyrja e institucioneve publike, dhe
  • Aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve të rrjeteve të OSHQ-ve, të cilat mund të përfshijnë krijimin dhe ofrimin e shëbimeve të anëtarësisë për anëtarët e rrjeteve të OSHQ-ve, zgjerimin e rrjeteve të OSHQ-ve me palë të ndryshme të interesuara duke i përfshirë OJQ-të që veprojnë në rajon, OSHQ-të që i përfaqësojnë grupet e përjashtuara shoqërore, ose/dhe sektorin privat, mediet si dhe sektorin akademik/arsimor; punën e vazhdueshme, këmbëngulëse dhe kreative për t’i përfshirë qytetarët dhe përkrahësit e ndryshëm, si p.sh., mediet, sektorin privat dhe qeverinë në të gjitha aspektet e punës së rrjeteve të OSHQ-ve; dhe përforcimin e rrjetëzimit të rrjeteve të OSHQ-ve me palë të rëndësishme të interesuara në Evropën Juglindore dhe më gjerë.

Për ta shkarkuar Kërkesën e plotë për aplikime, Formularin për aplikim dhe Mostrën e buxhetit për Grantet për partneritete, ju lutemi vizitojeni ueb-faqen www.metamorphosis.org.mk ose shkruajini Gordana Mirchikj-it në e-mail-in: gmirchikj@ewmi.org.

Shkarkoni:

  1. Kërkesë për aplikim (.pdf)
  2. Kërkesa e plotë për aplikim (.pdf)
  3. Formulari për aplikim(.docx)
  4. Mostra e buxhetit për grante për partneritet(.xlsx)
  5. Sqarim për kërkesën për aplikime (.pdf)

AFATI I FUNDIT PËR DORËZIMIN E PROPOZIMEVE ËSHTË DERI MË 23 DHJETOR 2016, NË ORËN 16:30


 

Sqarim për kërkesën për aplikime

Pyetja 1: A ka mundësi një organizatë e huaj që ka të regjistruar filiale të saj në Maqedoni, të jetë organizatë udhëheqëse/koordinuese për rrjetin e paregjistruar të OSHQ-ve?
Përgjigja 1: Projekti për pjesëmarrje qytetare i USAID-it (PPQ) dhe kërkesa për aplikime e PPQ-së për Grante të partneritetit i targetojnë rrjetet e OSHQ-ve dhe OSHQ-të nga Maqedonia, të dytat si trup koordinues për rrjetet e paregjistruara të OSHQ-ve. Një organizatë konsiderohet se është OSHQ nga Maqedonia në qoftë se shumicën e anëtarëve të organit drejtues e përbëjnë shtetas të Maqedonisë ose banorë të përhershëm të Maqedonisë me status të rregulluar ligjor.

Pyetja 2: A mund të sqaroni se a do të kenë të drejtë OSHQ-të që aplikojnë në emër të një rrjeti të paregjistruar të OSHQ-ve dhe që do ta udhëheqin grantin në qoftë se ai u miratohet, të aplikojnë edhe për skema të tjera të granteve në kuadër të Projektit për pjesëmarrje qytetare të USAID-it?
Përgjigja 2: Të gjithë anëtarët e një rrjeti të OSHQ-ve që do fitojnë Grant të partneritetit do të kenë të drejtë të aplikojnë edhe për programe të tjera të granteve në kuadër të PPQ-së.

Pyetja 3: Si anëtarë të rrjetit momentalisht kemi tre OSHQ nga Maqedonia. A mund të inkuadrojmë edhe OSHQ të tjera nga Maqedonia në Memorandumin për mirëkuptim, siç është shënuar në kërkesën tuaj për aplikime?
Përgjigja 3: Projekti do t’u japë prioritet rrjeteve të OSHQ-ve që kanë pesë ose më tepër anëtarë që janë dëshmuar në aksione të përbashkëta së paku gjatë tre viteve të fundit. Pasi që rrjeti juaj ka tre OSHQ nga Maqedonia, ju mund të inkuadroni edhe OSHQ të tjera në Memorandumin për mirëkuptim, i cili e dëshmon përkushtimin e anëtarëve të rrjetit të OSHQ-ve që të punojnë së bashku. Mirëpo, ju lutem kini parasysh faktin se anëtarët duhet të kenë punuar në aksione të përbashkëta në tre vitet e fundit, edhe pse PPQ-ja mund të bëjë përjashtim të rrallë në qoftë se ofrohen dëshmi të mjaftueshme që do të tregojnë se udhëheqësia e rrjetit të OSHQ-ve ka përvojë paraprake adekuate dhe se rrjeti i OSHQ-ve është i aftë ta ofrojë atë që nuk është merituar në të kaluarën.

Pyetja 4: A mund të inkuadrojmë në implementim partnerë, si për shembull Odën a avokatëve?
Përgjigja 4: Po, mund të inkuadroni edhe partnerë të tjerë në rrjetin tuaj të OSHQ-ve. Këta partnerë do të kenë mundësi të pranojnë mjete nëpërmjet Granteve të partneritetit vetëm në qoftë se janë të regjistruara si organizata jofitimprurësve në Maqedoni dhe në qoftë se konsiderohen si organizata nga Maqedonia (shihni pyetjen 1 në lidhje me kriterin e dytë).

Pyetja 5: A mund të inkuadrojmë në implementimin e aktiviteteve edhe përfaqësues të OSHQ-ve nga rajoni, të cilat janë anëtare të rrjetit tonë?
Përgjigja 5: Po, OSHQ-të që i kanë selitë e tyre në rajon konsiderohen anëtarë të rregullt të rrjeteve të OSHQ-ve që kanë të drejtë të aplikojnë për Grante të partneritetit.

Pyetja 6: A mund të aplikojmë vetëm me aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve siç thuhet në faqen 01 të kërkesës për aplikime apo duhet të përfshijmë aktivitete të tjera si për shembull përfaqësimi (avokatësia), monitoringu etj.?
Përgjigja 6: Grantet e partneritetit kanë për qëllim t’i mbështesin aktivitetet a grantistëve për zhvillimin e kapaciteteve për ta përmirësuar aftësinë e tyre për të ofruar rezultate më të mira në aktivitetet që kanë të bëjnë me përfaqësimin dhe monitoringun, të cilat janë të fokusuara në çështjet me prioritet që janë me interes për qytetarët e Maqedonisë, duke e përfshirë: qeverisjen e mirë, përmirësimin e shërbimeve publike, sundimin e të drejtës, antikorrupsionin, të drejtat e njeriut, rritjen ekonomike, mjedisin që mundëson zhvillim të biznesit, si dhe monitoringun dhe mbikëqyrjen e institucioneve publike.

Pyetja 7: A duhet aktivitetet të implementohen vetëm në Maqedoni?
Përgjigja 7: Pothuajse të gjitha aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen në Maqedoni, përveç për pjesëmarrje (të kufizuar) në aktivitete për rrjetëzim ose përfaqësim që janë të lidhura ngushtë me intervenimet e propozuara strategjike të rrjetit të OSHQ-ve, të cilat mund të zhvillohen jashtë vendit. Sidoqoftë, nëse rrjeti i OSHQ-ve propozon aktivitete që do të zhvillohen jashtë vendit, atëherë duhet të tregohet në mënyrë të qartë rëndësia e këtyre aktiviteteve në lidhje me intervenimet e propozuara.

Ndaje: