Më 31 maj, në Qendrën Teatrore për Fëmijë në Shkup, u mbajt projektimi i parë i 13 filmave të shkurtër nga fusha e privatësisë dhe sigurisë së fëmijëve dhe tinejxherëve në internet. Në projektim morën pjesë nxënës të shkollës fillore “Petar Zdravkovski – Penko” të cilët ishin edhe aktorë në këto filma. Në fund, çdo fëmijë mori si dhuratë një DVD me filmat,  dhe broshurë.

poster-opme-alb

broshura-opme-alb

Ky projektim ishte i pari në vargun e ngjarjeve që u mbajtën nëpër qytetet e Republikës së Maqedonisë. Kështu, më 1 qershor, në hapësirat e komunës së Shtipit u mbajt projektimi i dytë në të cilin morën pjesë rreth 80 fëmijë të shkollave fillore “Vanço Përke”, “Tosho Arsov”, “Goce Dellçev” dhe “Dimitar Vllahov”.

Скопје: проекција во Детски Театарски Центар Штип: проекција во општината

Pas ngjarjes në Shtip, të njëjtën ditë projektim u mbajt edhe në Veles, në hapësirat e Fondacionit Fokus, ku morën pjesë dhjetëra nxënës të shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”.

Велес: проекција во Фондацијата Фокус Неготино: проекција во општината

Projektimi i katërt u mbajt më 2 qershor, në hapësirat e komunës së Negotinës, ku salla ishte e mbushur përplot me nxënës (rreth 90) të shkollave fillore “Strasho Pinxhur” dhe “Goce Dellçev”.

Më 6 qershor, në hapësirat e organizatës Loja në Tetovë, projektimin e ndoqën 50 nxënës të shkollës fillore “Naim Frashëri”. Të njëjtën ditë, kishte edhe një projektim në Qendrën e kulturës – ASNOM në Gostivar, ku morën pjesë rreth 30 nxënës të shkollës fillore “Bratstvo”.

Тетово: проекција во Лоја Гостивар: проекција во Центарот на културата – АСНОМ

Një ditë më vonë, më 7 qershor, projektim u mbajt në hapësirat e Qendrës kulturore për të rinj në Manastri, ku morën pjesë rreth 40 nxënës të shkollës fillore “Goce Dellçev”. Projektimi i fundit u mbajt më 8 qershor, në orën 13:00 në Dibër, në Shtëpinë e kulturës, ku ishin të pranishëm rreth 130 nxënës të shkollës fillore “Vëllazërim Bashkimi”.

Младинскиот културен центар во Битола Дебар: проекција во Домот на културата

Nxënësit që morën pjesë në këto projektime morën broshura dhe posterë që janë përgatitur në kuadër të këtij projekti, ndërsa shkollat morën edhe një pako me materiale të dedikuara për shkollën, si dhe një kopje të DVD-së me filmat, me qëllim që ato të arrijnë edhe te nxënësit e tjerë të këtyre shkollave.

Në këto ngjarje, përveç filmave, u promovuan edhe lojërat-onlajn, të cilat u luajtën së bashku me fëmijët e pranishëm.

Филмови igri-opme-alb

Me këto projektime, u përfshinë 8 qytete të Maqedonisë, me ç’rast filmat i shikuan mbi 470 nxënës të klasave të 7-ta dhe të 8-ta, ndërsa materiale morën rreth 20 shkolla anembanë vendit.

Ndaje: