Мени

Promovim i Udhëzuesit “Si deri te politika për privatësi?” në Takimin koordinativ për e-tregti

Ngjarja u organizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Fondacionit Metamorfozis, në sinergji me Projektin për e-Qeveri të USAID-it.

vest_042011Në ngjarje morrën pjesë 22 persona, në mesin e të cilëve 3 përfaqësues të bankave që ofrojnë shërbime për e-tregtarë (IK Banka, NLB Tutunska dhe Unibanka), procesuesi i pagesave Kasis, 9 kompani që kanë e-shitore (NovEkspo, Global net, Ekskvizit, Akota, Exploring Macedonia, Skopski pazar, Kulturna riznica, Fonko – të gjithë nga Shkupi, si dhe Barnatorja “Iris” – Strumicë), 2 agjenci për e-marketing (NewMedia.Mk dhe HTTPool.com.mk),  Oda për TKI dhe OJQ eNevladina.

Në kuadër të ngjarjes, Bllagica Andreeva nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) e paralajmëroi lëshimin në përdorim të ueb-portalit të ri informativ e-trgovija.gov.mk që do të ndodhë së shpejti, dhe i cili është i dedikuar për konsumatorët dhe tregtarët, ku përfaqësuesit e e-shitoreve do të munden edhe vetë të publikojnë lajme nga kjo lëmi. Nëpërmjet portalit, MSHIA ka për qëllim të mundësojë promovim të të gjithë tregtarëve elektronikë nga Maqedonia nën kushte të njëjta. 

Nevoja për informim nga fusha e sigurisë së qytetarëve.

vest_042011_1Filip Stojanovski, koordinator programor nga Fondacioni Metamorfozis, e paraqiti Udhëzuesin i cili përmban sqarime se si krijohet politika për privatësi duke i bartur përvojat botërore nga kjo fushë dhe mostra të cilat mund t’u përshtaten nevojave të e-botuesve.

Ai theksoi se publikimi i PP nuk është obligim ligjor, mirëpo është faktor i rëndësishëm për krijimin e besimit të shfrytëzuesve ndaj ofruesve të e-shërbimeve, sepse e pasqyron ekzistimin e një sistemi të brendshëm funksional për mbrojtje të të drejtave të qytetarëve.

Hulumtimet në të cilat bazohet Udhëzuesi, tregojnë se mu e-shitoret janë grupi udhëheqës i ueb-faqeve në vend sa i përket zbatimit të politikave për privatësi. Gjatë diskutimit u tha se disa banka kërkojnë që e-shitoret që bëjnë shitje nëpërmjet tyre, detyrimisht të fusin në përdorim politika të këtilla, gjë që ndikon pozitivisht në disa nivele.

Udhëzuesi për TKI nr. 6 “Si deri te politika për privatësi?“ është fryt i bashkëpunimit të drejtpërdrejt ndërmjet Fondacionit Metamorfozis dhe Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale (DMDHP), dhe është publikuar në maqedonisht dhe në shqip, në kuadër të projektit Iniciativa për privatësi në internet i përkrahur nga Fondacioni Instituti shoqëri e hapur – Maqedoni. Metamorfozis dhe DMDHP e distribuojnë atë falas deri te të gjitha palët e interesuara, në formë të letrës, nëpër ngjarje tematike, trajnime ose duke e dërguar drejpërdrejt, e poashtu mund të shkarkohet nëpërmjet internetit, si e-libër, i botuar sipas licencës Creative Commons.