Мени

Promovimi i veglave të reja për personat me hendikep

“Teknologjia është mjet për lehtësim dhe zhvillim personal të personave me nevoja të posaçme. Ajo mund ta lehtësojë jetën e personave me hendikep dhe mund t’u ndihmojë t’i shfrytëzojnë potencialet e tyre”, – tha Vlladimir Llazovski, drejtor ekzekutiv i Hapni dritaret.

promocija_na_alatki_od_otw-4

Njëri doracak është i dedikuar për arsimtarët dhe titullohet „Përdorimi i teknologjisë informatike në shkolla për fëmijët me nevoja të posaçme“. Doracaku është përgatitur me përkrahje finanaciare të qytetit të Shkupit dhe është botuar në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Doracaku i dytë “Si ta bëni kompjuterin më të lehtë për përdorim – opcionet e qasjes në Edubuntu Linux“është zhvilluar në bashkëpunim me Metamorfozis dhe Softueri i lirë Maqedoni dhe me defektologë.

Doracakët kanë për qëllim ta përmirësojnë inkluzivitetin e sistemit arsimor.

“Qëllimi kryesor është të mundësojmë përfshirje të të gjithë njerzëve në përfitimet e teknologjisë, si dhe të mundësojmë integrim të të gjithë njerëzve në të gjitha fushat e shoqërisë, duke i përfshirë edhe njerëzit me nevoja të posaçme” – tha përfaqësuesi i Fondacionit Metamorfozis.

promocija_na_alatki_od_otw-3

Të dy doracakët përmbajnë informata të dobishme dhe këshilla për përdorimin e kompjuterëve në punën me nxënës me nevoja të posaçme në shkollat filoore dhe të mesme dhe janë në dispozicion për t’u shkarkuar nga ueb-faqja e Hapni dritaret.

Në mes tjerash u prezantua dhe një CD kompjuterike me programe të thjeshtësuara për shkrim dhe prezantim nga paketa programore Open Office, që do t’u ndihmojnë personave me hendikep, në mënyrë më të lehtë të shkruajnë tekste dhe të përgatisin prezantime. Shtypja e softuerit është në bashkëpunim me USAID-in, ndërsa materialet do të distribuhohen nëpër shkolla.

promocija_na_alatki_od_otw-1

Gjatë prezantimit u ndanë nëntë tabela folëse si donacion nga projekti i Metamorfozis dhe Hapni dritaret, nga të cilat 6 iu dhanë institucioneve sociale: dy qendrave ditore për persona me hendikep në Shkup dhe në Shtip, SHVF “Dr. Zllatan Sremac”, Entit për shëndet mental, Institutit për dëgjim, të folur dhe zë, si dhe Shoqatës së prindërve me fëmijë me paralizë cerebrale në Veles. Tre tabela folëse iu ndanë shfrytëzuesve individualë të cilëte shkojnë në qendrën për teknologji të qasshme informatike të “Hapni dritaret”. Zgjedhja u bë në bazë të mini-hulumtimit në të cilin ishin të kyçur 14 institucione apo organizata, që u realizua në gusht të vitit 2010.

Tabela folëse është mjet asistues (ndihmës) që e lehtëson dhe e përkrah komunkimin e fëmijëve me vështirësi në të folurit. 

“Poqese fëmija nuk flet, nuk do të thotë se nuk ka ç’të thotë. Tabela folëse mund t’ia mundësojë atë dhe hap mundësi të reja për trajtim” – deklaroi Jasmina Troshanska, defektologe në SHVF „Dr. Zllatan Sremac”.

Tabela mundëson inçizim të çfarëdo lloj porosie në 5 kategori në çdonjërën nga nëntë fushat për porosi. Porositë mund të fshihen dhe përsëri të inçizohen të reja, në ç’mënyrë mundësohet përdorim afatgjatë i pajisjes. Gjithashtu mund të shfrytëzohet për ndihmë te njerëzit të cilët përkohësisht e kanë humbur të folurit për shkak të traumave, sulmit në tru dhe të ngjashme.

Tabela është testuar në 2 fëmijë të cilët kanë probleme në komunikim dhe në të folur. Fëmija i parë ka pasur probleme në komunikim dhe në të folur, mirëpo me ndihmën e tabelës dhe përdorimit të ushtrimeve ai mund të trajnohet të komunikojë. Fëmija i dytë, është fëmijë që flet, dhe me ndihmën e tabelës, duke përsëritur pas saj, ka arritur që të mësojë 3 këngë të shkurtëra dhe të vizatojë me ndihmën e urdhërave verbalë. 

Tabela e lehtëson komunkimin dhe mundëson rritje të fondit të fjalëve. Mund të zbatohet te fëmijët me të folur të pazhvilluar dhe me vështirësi të mëdha në të shprehurit, te fëmijët me vështirësi dhe pamundësi për komunikim verbal, të fëmijët me koordinim të dobët apo jo të drejtë të trupit, duarve dhe mimikave, me autizëm dhe me mangësi të tjera.

Si pjesë e këtij projekti, me qëllim që të mundësohet afrim i teknologjisë deri te fëmijët me hendikep, qyteti i Shkupit mundësoi hapësirë të adaptuar për shfrytëzim të pa pagesë.