Më 11.12.2014 në Shkup, Instituti për të drejtat e njeriut dhe paqe nga Kaeni dhe Fondacioni Metamorfozis e promovuan doracakun pedagogjik për punë me të rinj “Liria e të shprehurit dhe privatësia në erën digjitale”, që është përpiluar si rezultat i punës së përbashkët në këtë fushë në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Ulët. Promovimi i doracakut u bë në kuadër të Konferencës së Dhjetë “e-Shoqëri.mk”, në të cilën morrën pjesë mbi 200 përfaqësues të sektorit qeveritar, civil, arsimor, si dhe të sektorit privat.

20141214-prirachnik

Ky doracak paraqet një mjet pedagogjik për ata që punojnë me të rinj të moshës prej prej 15 deri 25 vjeçare. Qasja e zgjedhur është qasja nëpërmjet të të drejtave të njeriut. Qëllimi i doracakut është që në kuadër të interesit të cilin e shfaqin të rinjtë për të drejtat e njeriut, të ofrojë mjete të cilat do të mundësojnë ngritjen e vetëdijes së shfrytëzuesve të internetit se atë që e bëjnë në internet ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Më shumë të drejta të njeriut janë të prekura kur përdoret interneti, dhe ato duhet të njihen që të mund të respektohen dhe të mbrohen. Udhëzuesi është në dispozicion në gjuhën franceze dhe maqedonase, në version digjital dhe në formë të shtypur:

Doracaku është paramenduar si një mjet teorik dhe praktik për arsim në temën e hapësirës digjitale. Ai është i ndarë në dy pjesë:

  • studim për lirinë e të shprehurit dhe privatësinë në hapësirën digjitale. Ky studim është i kushtuar të drejtave të njeriut të cilat mund të shkilen gjatë përdorimit të internetit. Ai ka për qëllim t’i avancojë njohuritë e faktorëve që punojnë me të rinjtë;
  • përmbledhje e aktiviteteve arsimore për hapësirën digjitale. Viteve të fundit është shtuar numri i aktiviteteve për të ngirtjen e vetëdijes për përdorimin e teknologjive digjitale. Ne kemi vendosur të bëjmë një përmbledhje të disave prej tyre dhe të zhvillojmë të reja.

Sara Bernie-Leroa nga Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe paqe nga Kaeni në promovim në Shkup. Foto: Sebastien Botro përmes Twitter-it.

Pse vihet theksi mbi të rinjtë? Edhe pse të gjitha grupmoshat janë të ballafaquara me hapësirën digjitale, duhet theksuar se të rinjtë janë shfrytëzuesit e tij të parë. Për ata, hapësira digjitale paraqet mjet për komunikim par excellence.

Sipas studimit të fundit të Shoqatës evropiane për reklamim interaktiv (korrik 2013), 89% të evropianëve të moshës prej 16-24 vjeçare e përdorin internetin dhe kalojnë mesatarisht 19 orë në javë në internet. Në Francë, 88,7% e të rinjve që e përdorin internetin theksojnë se nuk mund të mos e përdorin internetin për çdo ditë. Por, edhe pse ata mendojnë se janë të kujdesshëm, realiteti shpesh e dëshmon të kundërtën. Jo rrallë ndodh që një person i ri të mos i vendosë kriteret për privatësi në profilin e tij në rrjetet sociale, ta pranuar si “mik” një person që nuk e njeh, të publikojë përmbajtje fyese pa qenë i vetëdijshëm për këtë, etj…

Ndaje: