Më 10 dhjetor 2015, gjatë konferencës së njëmbëdhjetë ndërkombëtare е-Shoqëri.mk në temën “Liria dhe privatësia në internet”, u promovua publikimi me titull “Ligjet në Maqedoni – Respektimi i parimeve për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Ky publikim i trajton kornizat ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e privatësisë, gjegjësisht, ofron qasje në atë se si 35 ligje nga 12 fusha i respektojnë parimet për mbrojtjen e të dhënave personale dhe e mbrojnë privatësinë e qytetarëve. Publikimi përmban analizë të detajuar juridike të ligjeve, mirëpo edhe rekomandime për to.

Poashtu, publikimi përmban edhe udhëzues për qytetarët, çka mund të bëjnë ata në qoftë se dyshojnë se të dhënat e tyre personale janë keqpërdorur, gjegjësisht se është shkelur privatësia e tyre.

Qëllimi i projektit është të ngritet vetëdija te qytetarët për rëndësinë e respektimit të privatësisë dhe për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale. Hulumtimi i identifikon dhe i analizon ligjet dhe aktet nënligjore të cilat do të mund ta rrezikonin privatësinë e qytetarëve. Njëkohësisht, projekti i potencoi një sërë mangësish në rregullativën ligjore sa i përket mbrojtjes së të dhënave të subjekteve, si dhe rekomandime konkrete për ligjet e veçanta, mirëpo edhe rekomandime sipas fushave.

Në kuadër të projektit është krijuar edhe ueb-faqja, www.privatnost.mk, ku të interesuarit mund të mësojnë më tepër për realizimin e hulumtimit, t’i shkarkojnë ligjet e analizuara dhe të informohen si të veprojnë në qoftë se të dhënat e tyre personale janë keqpërdorur.

Publikimi mund të shkarkohet në gjuhën maqeodnase, аngleze dhe shqipe.

Ndaje: