Më 23 shtator, gjatë konferencës përfundimtare të projektit “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë, u promovua publikimi me titull “Qeverisja e mirë – përvojat dhe sfidat”.

Në këtë publikim trajtohet lidhshmëria e qeverisjes së mirë me TIK-un dhe mediet e reja, hulumtimi dhe krijimi i politikave dhe BE-ja. Poashtu, në kuadër të këtij botimi janë përcjellë edhe përvojat dhe sfidat, gjegjësisht leksionet e mësuara dhe rekomandimet nga të gjitha 16 projektet e implementuara nëpërmjet granteve të vogla që u janë ndarë 16 organizatave qytetare në kuadër të këtij projekti.

Publikimi mund të shkarkohet në gjuhën maqedonase, аngleze dhe shqipe.

Projekti Rrjeti aksional për qeverisje të mirë është implementuar nga Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me Qendrën maqedonase për arsim evropian dhe Reaktor-in, e me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i projektit Rrjeti aksional për qeverisje të mirë është promovimi i shoqërisë dinamike qytetare e cila në mënyrë efektive i mobilizon qytetarët për përfshirje aktive në qeverisjen e mirë dhe transparencën, si dhe për të ndikuar në proceset e marrjes së vendimeve në nivel lokal dhe kombëtar.

Ndaje: