“Mundësia që shoqëria civile të kërkojë të dhëna të cilat janë relevante për veprimet dhe politikat publike, është esenciale për qeverisjen e demokracisë, ndërsa koncepti i të dhënave të hapura është gjenerator i prosperitetit dhe i demokratizimit të shoqërisë”, tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, Çarls Edmund Geret në promovimin e ueb-faqes “Shkolla e të dhënave – Maqedoni“. DON_5761Ajo ofron përkrahje konstante për organizatat qytetare, gazetarët dhe të gjithë qytetarët e interesuar në përdorimin e të dhënave si pjesë e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura”, të cilin e realizon fondacioni Metamorfozis në partneritet me fondacionin “Open Knowledge”, ndërsa e përkrah Ambasada britaneze në Maqedoni. DON_5762 “Mundësia që shoqëria civile të kërkojë të dhëna të cilat janë relevante për veprimet dhe politikat publike, është esenciale për qeverisjen e demokracisë”, tha Geret në promovim. Ambasadori britanez potencoi se të dhënat e hapura janë “rrugë dykahëshe” – nga njëra anë qeveritë dhe institucionet e rrisin transparencën, ndërsa nga ana tjetër, shoqëria civile e rrit pjesëmarrjen e saj në procesin e marrjes së vendimeve dhe e potecon zërin e grupeve të margjinalizuara. “Ky projekt bazohet në angazhimin paraprak të Britanisë së Madhe në këtë fushë nëpërmjet të të ashtuquajturit “Partneritet për qeveri të hapur” dhe shpresoj se bashkëpunimi jonë do të vazhdojë dhe do të ndikojë mbi rritjen e transparencës që qeverisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në rishqyrtimin e aktiviteteve qeveritare dhe informimin gjatë marrjes së vendimeve.

DON_5774Drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, shtoi se qasja deri te të dhënat është e rëndësishme për të dyja palët, për shkak se “u ndihmojnë qytetarëve të barazohen në dije me politikanët, të cilët i kanë në dispozicion në çdo kohë të dhënat nga institucionet shtetërore”. DON_5781Në ngjarje ishin të pranishëm rreth tridhjetë përfaqësues nga shoqatat qytetare, asociacionet dhe mediat, por edhe individë të interesuar. Siç tha Dona Xhambaska nga fondacioni Metamorfozis, në këtë ueb-faqe mund të gjenden kurse për informatat kryesore për të dhënat, si dhe informacione për veglat dhe aplikacionet për përdorimin dhe përpunimin e të dhënave. “Nëse ndonjë organizatë qytetare ka nevojë për ndonjë kurs/trajnim të caktuar për ndonjë shkathtësi, ne do ta gjejmë/adaptojmë ose do ta krijojmë kursin e tillë, e më vonë do t’ua shpërndajmë atyre”, theksoi Xhambaska. Përveç ueb-faqes, u promovua edhe Konkursin për përkrahjen e projekteve që kanë të bëjnë me të dhënat e hapura. Afati për paraqitje është 22 qershori, ndërsa të gjitha organizatat qytetare mund të aplikojnë me ndonjë ide konkrete për ndonjë projekt që ka të bëjë me të dhënat e hapura. Pas përfundimit të konkursit, do të zgjidhen katër projekte që do të fitojnë përkrahje nga fondacioni Metamorfozis për realizimin e tyre. Më tepër fotografi nga ngjarja – Konkursi për përkrahjen e produkteve që kanë të bëjnë me të dhënat e hapura ka këtu.

Ndaje: