Menyja

Publikohen raportet paraprake nga projekti “Liria në internet”

Fondacioni “Metamorfozis” publikoi një sërë raportesh paraprake për gjendjen e lirisë në internet, duke u fokusuar në lirinë e shprehjes, privatësinë dhe sigurinë në botën digjitale.

Raportet janë rezultat i një sërë konsultimesh publike dhe janë përgatitur nga një grup ekspertësh relevantë në kuadër të Projektit “Liria në internet”, që realizohet në kuadër të projektit rajonal “Liria në Internet në Evropën Lindore dhe Euorazi” nga Shoqata e avokatëve amerikanë (ABA ROLI).

Qëllimi i publikimit të raporteve është të shërbejnë si burim informacioni mbi gjendjet për publikun e gjerë dhe të ofrojnë një bazë për diskutim të mëtejshëm publik me qëllim të avancimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut si onlajn ashtu edhe oflajn.

Raportet nga fusha e lirisë së shprehjes

Raportet nga fusha e privatësisë dhe e sigurisë

Metamorfozis e vazhdon procesin e konsultimeve publike dhe i fton të gjithë aktorët e interesuar t’i japin komentet e tyre për raportet nëpërmjet e-mail-it (në info@metamorphosis.org.mk), si dhe nëpërmjet prezencës tonë në rrjetet sociale, e poashtu edhe duke marrë pjesë në serinë e ngjarjeve publike për edukim që do të mbahen në periudhën e ardhshme:

  • 26 prill në Manastir në Institucionin kombëtar – Biblioteka universitare “Shën Klimenti i Ohrit” prej orës 11:30
  • 04 maj në Shkup në Faklutetin për shkenca informatike dhe inxhinjeri kompjuterike – FINKI
  • 08 maj në Tetovë në Universitetin e Evropës Juglindore
  • 15 maj në Shtip