Menyja

Publikohet doracaku i parë në Maqedoni për “e-Bonton”

e-bonton123

Projekti “e-Bonton” filloi në dhjetor të vitit 2012, me qëllim të krijimit të rregullave për sjellje të mirë në komunikimin elektronik dhe ngritjen e vetëdijes publike për mënyrën se si njerëzit komunikojnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Doracaku është përpiluar nga rregulla që janë propozuar nga qytetarët nëpërmjet ueb-faqes е-Bonton dhe faqes në Facebook.

Një numër i kufizuar i ekzemplarëve të këtij doracaku, qytetarët do të mund ta marrin falas në shitoret e Telekomit. Ai është në dispozicion edhe në version elektronik në ueb-faqen e е-Bonton, si dhe në ueb-faqet e Fondacionit “e-Maqedoni“, Мetamorfozis dhe Radio MOF.