Fondacioni Metamorfozis përmes programit “Të drejtat e njeriut në internet” fokusohet në mbrojtjen e privatësisë duke i forcuar kapacitetet dhe njohuritë e qytetarëve dhe të institucioneve për shoqërinë digjitale. Metamorfozis promovon “qasje për të gjithë” përmes përdorimit inovativ dhe shpërndarjes së njohurive si dhe përdorimit etik të teknologjive të reja. Në këtë drejtim, Metamorfozis e analizoi aspektin e informimit të qytetarëve për përpunimin e të dhënave personale duke përdorur aplikacionin celular “MOJ DDV”.

Aplikacioni celular “MOJ DDV” është në dispozicion në Google Play Store dhe App Store, ndërsa para instalimit, qytetarët mund të informohen për specifikimet teknike, mënyrën e skenimit të llogarive dhe për përgjigjet në pyetjet e parashtruara shpesh. Ajo që mungon është Politika e privatësisë, e cila do t’i shpjegonte në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme masat që i ndërmerrn Drejtoria e të ardhurave publike ndërmerr për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve që përpunohen gjatë përdorimit të aplikacionit.

Në pajtim me Rregullativën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale (General Data Protection Regulation – GDPR), organi kontrollues, gjegjësisht Drejtoria e të Ardhurave Publike duhet të ndërmarrë masa adekuate për të siguruar informata për qytetarët që janë koncize, transparente dhe në të cilat qytetarët mund të arrijnë lehtë në lidhje me atë se:

  • Cilat janë qëllimet dhe baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale dhe a ka mundësi në të ardhmen të dhënat të përpunohen për qëllime të tjera, përveç për përdorimin e aplikacionit celular “MOJ DDV”.
  • A do t’u zbulohen të dhënat personale përdoruesve të tjerë jashtë Drejtorisë së të Ardhurave Publike.
  • Cilat janë afatet për ruajtjen e të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike?
  • Si munden qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre për korrigjim dhe fshirje të të dhënave personale që i kanë dhënë për qëllimet e përdorimit të aplikacionit celular “MOJ DDV”.

Konfuzion shtesë për qytetarët që duan të informohen për të drejtën e tyre për privatësi është edhe prezantimi i Politikës së përdorimit të UJP.GOV.MK nga viti 2017, si një dokument që e rregullon mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve të aplikacionit celular “MOJ DDV”. Kjo Poliikë nuk mund të trajtohet si një politikë e privatësisë për përdoruesit e aplikacionit celular “MOJ DDV”, sepse qëllimi për të cilin përpunohen të dhënat gjatë përdorimit të aplikacionit, sasia e të dhënave që përpunohen, nuk përputhet me qëllimet dhe sasinë e të dhënave për përdorimin e UJP.GOV.MK.

Metamorfozis rekomandon krijimin e politikave të veçanta të privatësisë për çdo aplikacion të veçantë, përmes të cilës qytetarët zbulojnë të dhëna personale për ta ushtruar ndonjë të drejtë të tyre.

Ndaje: