Мени

Resurset e hapura arsimore në edukonferencën e dytë për arsimtarët dhe informatikanët 2016

Në periudhën 1 – 3 prill, në hotelin Drim në Strugë, u mbajt edukonferenca e dytë për arsimtarët dhe informatikanët 2016, në organizim të shoqatës Miqtë e arsimit. Konferenca ka për qëllim t’u ndihmojë arsimtarëve dhe studentëve – arsimtarë të ardhshëm, në zhvillimin dhe përmirësimin e shkathtësive organizative, komunikative, metodologjike dhe didaktike.

12909676_925986677517407_861635367171496102_o

Në këtë ngjarje u prezantuan shembuj nga mësimi që janë vërtetuar si efektivë, të dobishëm, dhe interesantë, e njëkohësisht u diskutuan edhe shumë tema me interes për zhvillimin profesional të profesorëve. Pjesëmarrësit ndoqën ligjërata të ekspertëve nga vendi dhe jashtë, të cilët janë të dalluar dhe të afirmuar në sferën pedagogjike dhe informatike.

Gjatë kësaj konference, përfaqësuesi i fondacionit Metamorfozis dhe i Aleancës për resurse të hapura arsimore foli për atë se çka janë resurset e hapura arsimore, pse janë të rëndësishme dhe si mund të shfrytëzohen ato, duke përmendur shembuj dhe përvoja nga bota, e poashtu u ndanë edhe certifikatat për аrsimtarët më të mirë për RHA për vitin 2015 (Roza Kitrozoska dhe Tanja Metikosh).

Njëkohësisht, Metamorfozis së bashku me Aleancën për RHA e ndihmoi pjesëmarrjen e 90 arsimtarëve duke ndarë kuotizime për 90 nënshkruesit e parë që e nënshkruan deklaratën për RHA pas publikimit të thirrjes për paraqitje për këtë konferencë.