Мени

Rezultatet nga mini-hulumtimi për qëndrimet e studentëve në lidhje me shfrytëzimin e internetit dhe të mediumeve sociale

Pyetësori përbëhej prej 24 pyetje të vendosura në shkallën e Likertit, ku studentët u shprehën se në çfarë mase pajtohen ose nuk pajtohen me deklaratën e dhënë e kishte edhe disa pyetje me rëndësi statistikore.

Pyetjet me rëndësi statistikore i dhanë këto rezultate:

  • 46,1% e të anketuarve janë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, 29,22% nga Universiteti për turizëm dhe menaxhment në Shkup, 17,53% nga Universiteti FON në Shkup dhe 7,14% nga Universiteti Evropian në Shkup.
  • Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 86% janë të moshës deri në 25 vjet, 10% janë të moshës deri në 34 vjet, ndërsа 4% të tjerë nuk janë përgjigjur në këtë pyetje. Sipas përkatësisë gjinore, 56% e të anketuarve janë meshkuj, ndërsa 41% janë femra.
  • Nga ata të cilët janë përgjigjur në pyetjen për nacionalitetin, 47% janë deklaruar si maqedonas, 45% si shqiptarë, ndërsа 4% e të anketuarve janë deklaruar turq, boshnjakë, serbë, malazezë, etj.
  • Pjesa më e madhe e të anketuarve janë nga Shkupi dhe Tetova, por në mesin e të tjerëve ka banorë të Gostivarit, Prilepit, Dibrës, Kërçovës etj.

Pjesa tjetër e pyetësorit siguroi vlera që kanë të bëjnë me qëndrimet e studentëve rreth përdorimit të internetit dhe mediumeve sociale, privatësisë së tyre në internet, si i shfrytëzojnë mediumet sociale dhe çka përbashkojnë më shpesh, çka mendojnë për censurën në këto mediume etj.

Pjesa më e madhe e të anketuarve, gjegjësisht 87,66% kanë profile në rrjetet sociale, që tregon se rrjetet sociale janë pjesë e përditshmërisë së të rinjve. Poashtu, 70% janë deklaruar se nuk i ndjekin trendet, dhe kur paraqiten rrjete të reja sociale, nuk krijojnë profile të reja.

65,6% e të anketuarve deklaruan se më tepër informohen nëpërmjet mediumeve sociale se sa nëpërmjet mediumeve tradicionale, ndërsa 77,3% e pjesëmarrësve së paku njëherë në ditë kontrollojnë se çka ndodh në mediumet sociale.

Sa i përket pyetjeve për privatësinë, 55% e të anketuarve pajtohen me deklaratën se kur e vizitojnë ndonjë ueb-faqe është me rëndësi për ta që ajo të ketë politikë për privatësi. Megjithatë, madje 27% e të anketuarve, kur hapin profil të ri onlajn, nuk i lexojnë të dhënat për mënyrën e përdorimit të të dhënave të tyre personale.

63% kanë miq në Facebook të cilët nuk i njohin për së gjalli, ndërsa interesant është fakti se 34% vazhdimisht publikojnë fotografi nga ndejat me shokët dhe i shënojnë (me tag) miqtë e tyre, ndërsa 51% i ndajnë me të tjerët mendimet e tyre nëpërmjet Facebook-ut ose  Тwitter-it.

Një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve – 70%, pajtohen se mediumet sociale u shërbejnë në jetën e përditshme.

Se a kujdesen studentët për privatësinë e tyre, çka zbulojnë në mediumet sociale, çka mendojnë rreth mundësive për promovim, mundësisë për zhvillimin e karrierës, censurës në këto mediume, si dhe përfundimet dhe rekomandimet e hulumtuesve, lexoni në raportin e plotë.