Më 24 dhe 25 janar të këtij viti, pjesëmarrës nga mbi 60 shtete u mblodhën në “Cebu Provincial Capitol” në qytetin Cebu në Filipine, për t’i shqyrtuar lidhjet ndërmjet internetit të hapur, lirisë së të shprehurit dhe lëvizjeve qytetare në internet anembanë botës. Përfaqësuesit e fondacionit Metamorfozis e ndoqën këtë samit si kontribues aktivë të Global Voices. Metamorfozis punon në versionet gjuhësore në maqedonisht dhe në shqip të Global Voices.15757749004_f5b57d9e55_oSamiti i “Global Voices”, me pjesëmarrës nga mbi 60 vende, është një mundësi për ta promovuar edhe më shumë idenë e një fushate dhe diskutimi me të vërtetë global. Komuniteti i “Global Voices” lëshoi një deklaratë më 24 janar 2015, ku dënohet burgosja e bloguesve, punëtorëve mediatikë dhe aktivistëve në internet anembanë botës. Emrat e personave të burgosur – duke filluar nga Kina, e duke vazhduar me Bahreinin, Maqedoninë dhe Meksikën – u lexuan në hapjen e samitit të këtij viti. Në listë ishte përfshirë edhe emri i gazetarit nga Maqedonia, Tomisllav Kezharovski. Që nga viti 2006, Samitet e “Global Voices” i kanë mbledhur së bashku aktivistët më inovativë dhe inspirues digjitalë dhe komunitetet e mediave qytetare nga e gjithë bota. Samitet e mëparshme në Londër, Nju Delhi, Budapest, Santiago de Çile dhe Nairobi i kanë përforcuar lidhjet e komuniteteve, kanë nxitur miqësi të reja, dhe kanë shërbyer si një tokë pjellore për kultivimin e ideve dhe të bashkëpunimeve të reja përtej kufinjve.16192395270_e891ab992b_oSamitet e Global Voices paraqesin kombinim të konferencës publike të fokusuar në çështjet kyçe që ndikojnë në mediat qytetare dhe internetin global, dhe të takimit të mbyllur të punës të komunitetit të “Global Voices”. Takimi i brendshëm ofron një mundësi për kontribuesit e Global Voices—që jetojnë anembanë botës – të takohen drejtpërdrejtë dhe t’i diskutojnë çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me misionin, praktikën dhe ndikimin e “Global Voices”.16192106030_13e0cb1519_o Klikoni këtu që ta shihni programin e Samitit të Global Voices 2015.

Ndaje: