Dita e të dhënave të hapura, 21 shkurti, edhe këtë vit u shënuar në mbi 270 lokacione të ndryshme anembanë botës. Ajo paraqet tubim të qytetarëve, të cilët kanë mundësi t’i këmbejnë qëndrimet dhe pikëmpamjet e tyre, të punojnë në çlirimin e të dhënave, të krijojnë vizualizime të ndryshme dhe aplikacione të bazuara në të dhënat e hapura. DSC_2850Në Shkup, këtë vit për herë të parë, u shënuar dita e të dhënave të hapura në klubin GEM. Në tubim mborën pjesë rreth 15 entuziastë të profileve të ndryshme, të cilët e shfrytëzuan mundësinë që t’i këmbejnë mendimet dhe përvojat e tyre, si dhe t’i shqyrtojnë disa shembuj inspirues nga njerëz të cilët i kanë shfrytëzuar në mënyrë të mençur përparësitë e të dhënave të hapura. DSC_2853 DSC_2845Në mes tjerash, u bisedua edhe për mundësinë për të aplikuar në thirrjen për fitimin e bursës 9 mujore nga programi School of Data (Shkolla për të dhëna) e Open Knowledge Foundation.

Ndaje: