Menyja

“Si bëhen lojërat kompjuterike” në SH.F.K. “Nikolla Karev” nga Probishtipi – Java evropiane e programimit

code 1

Më 09.10.2018 (e martë) në orën 11:30, në SH.F.K. “Nikolla Karev” në Probishtip, u mbajt një orë publike në temën “Si bëhen lojërat kompjuterike”. Ngjarja u organizua në kuadër të Javës evropiane të programimit për vitin  2018 (EU Code Week 2018). Ora u mbajt me nxënësit e klasës së pestë, e në të morën pjesë edhe nxënës të klasës së katërt, disa arsimtarë dhe shërbimi profesional i shkollës. Për ngjarjen interesim shprehën edhe mediat lokale për ngjarjen, me ç’rast një pjesë e orës u incizua dhe u emetua në lajmet e televizioni lokal “TV Protel”.

code 5

“Qëllimi i orës ishte që të mënyrë vizuale të tregohet se si bëhen lojërat kompjuterike, se për këtë qëllim nevojitet programimi, të mendohet domethënia dhe dizajni i lojës” – deklaroi Marija Bogatinovska, e cila e organizoi ngjarjen. “Loja jonë ishte” Ngjyrat dhe fitimi i ngjyrave”, ku studentët kishin rolin e Kodit (koduesit- programuesit), Robit (robotit – objekt në lojë), Debit (“dibugger”, kontrollues) dhe një regjistruesi i cili do të shkruajë kodet që do t’i thotë Kodi”, tha ajo.

code 3

Me pjesëmarrjen në këtë ngjarje, nxënësit mësuan se cilat janë elementet e nevojshme për krijimin e lojërave kompjuterike. Jo vetëm që fëmijët që kishin role konkrete siç u theksua më lartë, por edhe nxënësit e tjerë ishin objekte në lojën e ngjyrave, të cilat Robi i lëvizte nëpër skemën e dhënë. Loja kishte 4 nivele. Nxënësit dhe të pranishmit fituan ide se si bëhen lojërat kompjuterike, dhe në të njëjtën kohë mësuan gjithçka për ngjyrat.

code 2