Techsoup Balkans, është program për donacione softuerike ku Fondacioni Metamorfozis është organizatë partnere për shtetet në vijim:

  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri

logo


Në programin për donacione Techsoup Balkans, ofrohet një spektër i gjerë i produkteve softuerike për organizatat jofitimprurëse, të cilat mund t’i fitoni falas dhe duke paguar taksë minimale administrative.

  1. Për t’u furnizuar me zgjedhje softuerike përmes kësaj platforme si dhe për të fituar donacione, së pari duhet të regjistroheni përmes lidhjes në vazhdim: https://www.techsoupbalkans.org/al/user/register. Ky regjistrim është individual dhe duhet të plotësoni të dhënat personale.

Ky donacion është në dispozicion për organizatat jofitimprurëse me status Shoqatë e qytetarëve ose fondacion që është regjistruar në Regjistrin e shoqatave dhe të lidhjeve.

  1. Pasi ta keni mbaruar regjistrimin (i cili është individual), ju lutemi plotësoni edhe regjistrimin për organizatën tuaj përmes linkut në vazhdim: https://www.techsoupbalkans.org/al/civicrm/profile/create?reset=1.

Udhëzime për plotësimin e fushave gjatë regjistrimit në platformën TechSoup Balkans:

  • Në pjesën Lloji i organizatës zgjidhni vendin, përderisa lista Lloji i organizatës do të plotësohet në mënyrë automatike.
  • Në pyetjen Lloji i aktivitetit me klikim të ikonës + në ndonjërin prej titujve me aktivitete, do mund të përcaktoni se cili aktivitet i përshtatet organizatës tuaj dhe bëni përzgjedhjen e duhur.
  • Në pjesën Regjistrimi i organizatës shënoni të dhënat e organizatës tuaj, duke përfshirë edhe informacionin për lartësinë e buxhetit vjetor.
  • Në pyetjen Identifikatorët e regjistruar të organizatës në fushën Burimi numër A shënoni numrin amë të organizatës tuaj. Fusha Burimi numër B nuk është e domosdoshme të plotësohet, përderisa në fushën numri I TVSH shënoni numrin tatimor të organizatës.
  • Udhëzimet për pranueshmërinë dëshmojnë që organizata juaj përjashton dhe nuk diskriminon.
  • Në pjesën Informata plotësuese për organizatën ju lutemi shënoni informacionet e radhës: Si kuptuat për Techsoup Balkans, shënoni misionin e organizatës, numrin e kompjuterëve për të punësuarit, ndërsa në pjesën dokumentet për kualifikim ju lutemi bashkangjitni këto dokumente:
  • aktin e themelimit/regjistrimit
  • statutin e shoqatës së qytetarëve ose fondacionit
  • programin për veprim
  • emrat e personave të autorizuar për të përfaqësuar shoqatën e qytetarëve ose fondacionin

Në qoftë se në momentin e regjistrimit të organzatës nuk i posedoni dokumentet, mund të na i dërgoni pasi të keni mbaruar me regjistrim në postën elektronike në vijim: donations@metamorphosis.org.mk ose support@techsoupbalkans.org.

Vërejtje: Të gjitha fushat e shënuara me yll janë të detyrueshme për plotësim. Gjatë plotësimit të formës për regjistrim në platformën Techsoup Balkans Ju lutemi përdorni në tastierën tuaj gjuhën angleze.

Nëse keni ndonjë pyetje për regjistrimin në platformën për të fituar donacione softuerike ose keni nevojë për konsultim në lidhje me selektimin e pakos përkatëse, ju ftojmë të kontaktoni ekipin e Fondacionit Metamorfozis në postën elektronike: donations@metamorphosis.org.mk.

Ju qëndrojmë në dispozicion për ti shikuar së bashku të gjitha nevojat dhe kërkesat tuaja dhe tu përgjigjemi atyre në kohë sa më të shpejtë.

Ndaje: