Menyja

Takim rajonal i anëtarëve të Asociacionit për komunikime progresive në Оhër

Metamorfozis është nikoqir i takimit rajonal dyditor të anëtarëve të Asociacionit për komunikime progresive (APC) nga Еvropa, i cili filloi sot në Ohër. Rrjeti APC përfshin 59 organizata qytetare nga e gjithë bota me vizion për të mundësuar qasje në internetin e lirë dhe të hapur për t’i përmirësuar jetët e tyre dhe për të krijuar një botë më të drejtë për të gjithë njerëzit.

apc-regional-meeting-ohrid

Në takim, së bashku me Fondacionin Metamorfozis si përfaqësues i Maqedonisë, marrin pjesë dhe Green net dhe Computer Aid International nga Britania e Madhe, Pangea dhe Guilfi.net nga Spanja, Platforma Një botë nga Bosnja dhe Hercegovina, Blue link nga Bullgaria dhe StrawberryNet nga Rumunia. Tema e takimit është zhvillimi i rrjetit dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim më të madh në nivel rajonal (evropian).

Përveç pjesëmarrjes së përfaqësuesve nga të gjithë tetë anëtarët e APC nga Evropa, në takim marrin pjesë edhe përfaqësuesit e dy anëtarëve nga Lindja e Afërt: SMEX nga Libani dhe Motun nga Egjipti.