Burimi: FShHM

Më 10 qershor 2019, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt takimi i parë i grupit punues për përgatitjen e Strategjisë për Transparencës, ku u ftuan organizatat që veprojnë në këtë fushë dhe mund ta ofrojnë ekspertizën e tyre, ndër të cilat ishin edhe Fondacioni për Internet dhe shoqëri, “Metamorfozis” dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, si organizata udhëheqëse gjatë gjithë procesit së bashku me ministrin për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.

Fjalime hyrëse mbajtën ministri për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, drejtori për partneritete dhe zhvillim të burimeve në Fondacionin për internet dhe shoqëri, “Metamorfozis”, Filip Stojanovski, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova-Panovska, dhe ekspertja ndërkombëtare për transparencë, Veronika Kretu, e më pas u prezantua plani i punës dhe u zhvillua një diskutim i shkurtër.

Filip Stojanovski vuri në dukje se sipas rezultateve të Indeksit rajonal për transparencë për Maqedoninë e Veriut (opennessindex.actionsee.org – pjesë e një projekti rajonal të Fondacionit Metamorfozis i mbështetur nga BE-ja) ka dallime shumë të mëdha në mes institucioneve në lidhje me transparencën e tyre që shpesh ka të bëjë me faktin se zbatimi i praktikave të mira për transparencë më se shpeshti varet nga vullneti i mirë dhe përkushtimi i ministrave dhe udhëheqësve tjerë. Prandaj, siç vuri në dukje Stojanovski, shfaqet nevoja për qasje sistematike për të gjetur zgjidhje që do të fokusohet jo vetëm në identifikimin dhe kopjimin e praktikave më të mira, por edhe në tërë procesin dhe mundësitë që i ka Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe ministri pa portofol i angazhuar për komunikim, transparencë dhe llogaridhënie në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Robert Popovski, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi, me të cilin do të sigurohet mbështetje për krijimin dhe zbatimin e Strategjisë për transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndaje: