Menyja

Takimi i parë konstituiv i rrjetit STEP në regjionin e Pollogout dhe atë të Elbasanit (14 dhe 15 maj)

Ne kuadër të projektit STEP– Projekti për avansimin e turizmit bashkëkohor, me datë 14 maj dhe 15 maj, në Tetovë dhe Elbasan, u organizuan takimi e para konstituive të rrjetit STEP, që ka për qëllim zgjerimin dhe rritjen e qasjes strategjike dhe të koordinuar në tregjet specifike të reja dhe strategjike të eksportit të turizmit për bizneset e turizmit (Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme -NVM dhe sipërmarrësit në veçanti), si dhe rritjen e kapaciteteve të bizneseve turistike për të përmbushur kërkesat dhe pritjet e turistëve në rajon dhe për të ndërtuar partneritete strategjike dhe bashkëpunim në vend, rajon dhe më gjërë.

IMG-eddcd215ffa99a7da24ea45f9feb78dc-V

Pjesëmarrës, dhe njëherit edhe Përfitues përfundimtarë ishin NVM-të, agjencitë qeveritare në nivel lokal dhe qendror, grupet e turizmit, dhomat e tregtisë, startuesit dhe qytetarët si sipërmarrës individualë potencialë në turizëm si dhe OJQ-të dhe mediat.

Gjatë takimit të pare u diskutuan aktivitetet që do të çojnë drejt arritjes së rezultateve të projektit:

  • Rritja e kapacitetit të biznesit të turizmit për përdorimin strategjik të TIK-ut për rritjen e tregut nëpërmjet platformës së mbështetjes dhe mentorimit;
  • Rritja e kërkesës për turizëm në rajon nëpërmjet rritjes së aktivitetit në internet;
  • Rritja e interkoneksionit midis turizmit dhe kulturës në rajonin ndërkufitar përmes krijimit të një rrjeti të STEP-it të personave publikë dhe privatë të turizmit të informuar dhe të fuqizuar, OSHC-të, grupet e turizmit dhe / ose dhomat e tregtisë;
  • Rritja e kapacitetit të bizneseve turistike dhe sipërmarrësve individualë për të ndërkombëtarizuar, lidhur me partnerë dhe palë relevante ndërkombëtare;
  • Krijimi i një brendi të besueshëm STEP që ofron vlerë të shtuar për NVM-të e turizmit në rajonin ndërkufitar duke sjellë përfitim identiteti, duke krijuar besim dhe respekt dhe duke rritur pritjet e cilësisë dhe integritetit;
  • Krijimi i Platformës Ndër-Rajonale të Turizmit Online (iTOP)

Edhe pse çdo fillim është i vështirë, të gjithë pjesëmarrësit u zotuan se do të jenë pjesë aktive e rrjetit, dhe do të japin kontribut në arritjen e synimeve të përbashkëta, si dhe në takimin e rradhës ku edhe do të bëhet formalizimi i rrjetit, do të jenë më konkret në definimin e problemeve dhe dhënies së zgjidhjeve.

IMG-5f25aeaf05d9c25d602cf533fe5f6eb2-V

Vlen të theksohet se në takim u treguan edhe përvojat pozitive të disa start-upeve dhe bizneseve, që do të jenë stimul për të gjithë anëtarët tjerë potencial, për të vepruar në të ardhmen së bashku.

Mbas sublimimit të informatave nga të dy takimet, do të caktohet edhe takimi  I dytë konstituiv I rrjetit për të dy regjionet.

Ky project financohet nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar i Unionit Evropian, ndërsa implementohet nga Fondacioni Metamorfozis me partnerët Qendra për zhvillim e rajonit planor të Pollogot si dhe Këshilli i Qarkut Elbasan.