Мени

Të dhënat e hapura – mundësi për OJQ-të dhe bizneset në Maqedoni

Fondacioni Metamorfozis organizoi panelin për mundësitë që hapin të dhënat e hapura për OJQ-të dhe bizneset në Maqedoni. Ngjarja u mbajt në Shkup, më 26 nëntor 2014. Me këtë rast drejtori i Fondacionit, Bardhyl Jashari theksoi se koncepti i të dhënave të hapura është i panjohur në Maqedoni.

DSC_1068

“Pikërisht këtu e shoh rolin e OJQ-ve , të bëjnë ngritjen e vetëdijes për potencialin që kanë të dhënat e hapura te OJQ-të, bizneset por edhe te mediat dhe institucionet shtetërore dhe njëkohësisht të organizojnë trajnime për shfrytëzimin e tyre dhe paraqitjen në forma të kuptueshme për të gjithë qytetarët. Përpunimi i këtyre të dhënave do të krijoje njohuri të reja me çfarë do të rritet edhe vlera e tyre dhe do të ndikoj  në rritjen e efikasitetit të punës që bëjnë OJQ-të” potencoi Jashari.

DSC_1099

Koncepti i të dhënave të hapura ka të bëje me idenë se të dhëna të caktuara, sidomos ata me të cilat disponojnë institucionet qeveritare, duhet të jenë të lira, të qasshme dhe në dispozicion për të gjithë ata që dëshirojnë t’i përdorin, pa kufizime nga të drejta autoriale, patentë apo mekanizma tjerë të kontrollit.

DSC_1112

Më tutje, ai vazhdoi “qasja deri te këto të dhëna do të nxis paraqitjen zgjidhjeve inovative dhe zhvillimin e aplikacioneve të ndryshme për smarthphones dhe ueb me çfarë do të rritet numri i shërbimeve kualitative te vlefshme për qytetarët që do të ofrohen në mënyrë elektronike. Si psh aplikacionet e Open City” u shpreh ai.

Fondacioni Metamorfozis ka filluar bashkëpunim dyvjeçar me Open Knowledge Foundation dhe në kornizat e këtij bashkëpunimi do të ndihmohen OJQ-të të ngritin kapacitetet e tyre për shfrytëzimin e të dhënave të hapura dhe do të përkrahin projekte të cilët do të kenë për synim rritjen e transparencës dhe llogari-dhënies të institucioneve shtetërorë në nivel lokal dhe nacional. Projekti është i financuar nga Foreign and Commonwealth office.

Milena Marin nga Open Knowledge Foundation nënvizoi rëndësinë e të dhënave të hapura për rritjen e transparencës së institucioneve qeveritare: “në një shoqëri demokratike, qytetarët kanë të drejtë të dinë se si dhe çfar­ë punon qeveria e tyre. Për këtë, ata duhet të kenë qasje të lirë deri te të dhënat dhe informatat me të cilat disponojnë institucionet qeveritare. Transparenca nuk ka të bëj vetëm me qasjen deri te të dhënat, por edhe me shpërndarjen dhe ripërdorimin e tyre – shpesh ndodh që për t’i kuptuar mirë informatat e publikuara nga qeveria, ata duhet të analizohen dhe paraqiten në mënyrë vizuale dhe të kuptueshme, e sidomos të mund të shpërndahen dhe ripërdoren lirshëm”.

Në këtë ngjarje,Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski për herë të parë promovoi planin e dytë aksionar për PQH  2014-2016 dhe theksoi se së shpejti do të formohen grupet e parë të punës ndërmjet sektorëve për zhvillimin e planit.

DSC_1058

Eleanor Stewart nga Foreign and Commonwealth office ndau eksperiencën nga Mbretëritë e Bashkuara për atë se si të dhënat e hapura ndikojnë në përmirësimin e sistemit arsimor, shëndetësor dhe në sigurimin e bashkësive. Nga ana tjetër Marko Fioreti, hulumtues nga Italia foli për rëndësinë e mësimin rreth të dhënave të hapura dhe përdorimin e tyre.

Ndërkaq panelistët nga Maqedonia, Adrian Besimi nga UEJL dhe Vlora Ademi nga Microsoft, u fokusuan në përfitimet nga të dhënat e hapura dhe inovacionet biznesore.

Ngjarja u organizua nga  Qendra për Hulumtime dhe Politika (QHKP)  dhe Rrjeti i Instituteve për Analizë të Politikave (PASOS) në kuadër të projektit  “Përfaqësimi për qeveri të hapur”, të financuar nga Bashkimi Evropian, e me përkrahje të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në RM.