trosociSi njëra nga organizatat qytetare në Maqedoni që angazhohet fuqishëm për zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë, veçanërisht parimet e llogaridhënies, transparencës dhe të institucionave të hapura, Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis, e përshëndet veprimin e qeverisë për futjen në përdorim të veglës elektronike për paraqitjen e shpenzimeve të ministrive dhe të institucioneve të tjera të pushtetit qendror.

Përkujtojmë se për përmbushjen e plotë të këtyre parimeve duhet që të dhënat të publikohen në mënyrë dhe formë që do të mundësojë analizë plotësuese të tyre dhe shfrytëzim nga ana e të gjitha palëve të interesuara, veçanërisht nga ana e obliguesve tatimorë nga Maqedonia, me paratë e të cilëve, në fakt, kanë të bëjnë këto të dhëna. Prandaj, rekomandojmë që shpenzimet të publikohen në format të lexueshëm nga kompjuterët.

Me respekt,

Fondacioni Metamorfozis

Ndaje: