Më datë 21.06.2016 (e martë), në Panairin e Shkupit u mbajt ngjarja „Tech4Good“ – Dita e Majkrosoftit për sektorin civil në organizim të Fondacionit Metamorfozis me përkrahjen e korporatës softuerike Majkrosoft. Në këtë ngjarje përfaqësuesit e OJQ-ve u njohën me mundësinë e marrjes së donacioneve softuerike nga programi i Microsoft-tit për mbështetje të sektorit civil, të cilën e implementon Metamorfozis përmes platformës Теchsoup Balkans.

Clg55yOWEAAWix4

“Ambicia jonë si Majkrosoft është ta nxisim produktivitetin, bashkëpunimin, këmbimin e ideve dhe kreativitetin e OJQ-ve në vendet e tyre të punës duke i shfrytëzuar produktet tona. Оffice 365 dhe Office 2016 janë të dizajnuara në atë formë që tu mundësojnë njerëzve të fokusohen në progresin dhe jo në procesin, në bashkëpunim në punë, shkëmbim të resurseve në çdo kohë dhe nga çdo pajisje. Ne në Majkrosoft gjithnjë e kemi njohur rëndësinë e punës së shoqatave jo-fitimprurëse dhe kemi besuar se mund t’u ndihmojmë atyre duke ua bërë të qasshme teknologjinë tonë më të re. Andaj në kuadër të programeve tona për përgjegjësi shoqërore e krijuam iniciativën Technology for good që të kontribuojmë për zgjidhjen e problemeve komplekse sociale. Majkrosoft përkrah më shumë se 86.000 organizata në mbarë botën duke përfshirë edhe Maqedoninë” tha Vlora Ademi, menaxhere e programeve akademike në Majkrosoft.

DON_4884

Sipas drejtorit të Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, ngjarjet e këtij lloji që tani më organizohen për herë të tretë në Maqedoni janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të fondacionit të fjalë, për të ndërtuar kapacitetet e organizatave civile që ata të jenë më efikase, më të mira dhe më aktive në arritjen e misionit të tyre.

DON_4875

“Metamorfozis u ndihmon OJQ-ve në ngritjen e kapaciteteve të tyre me trajnime dhe mentorim, botime edukativo-arsimore, dhe u jep qasje në zgjidhje të ndryshme teknologjike – si që janë në këtë rast teknologjitë e Majkrosoftit. Më konkretisht, Metamorfozis ofron donacione softuerike përmes platformës Techsoup Balkans. Me mbështetjen e Majkrosoftit, Metamorfozis u mundëson OJQ-ve nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria të përfitojnë softuer legal në formë të donacionit. Si pjesë e kësaj platforme, Metamorfozis u mundëson OJQ-ve edhe konsultime të drejtpërdrejta në kuadër të ditëve të hapura (çdo të premte të dytë) si dhe me kërkesë individuale me qëllim që sa më shumë organizata nga Maqedonia të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë mundësitë për donacione” tha Jashari.

DON_4979

Gjatë konferencës pjesëmarrësit e organizatave jofitimprurëse kishin mundësinë të mësojnë më tepër për mënyrat si si mund të fitojnë donacione softuerike nga programi i Microsoft për përkrahjen e sektorit qytetar, të cilin në Maqedoni dhe Ballkan e implementon Fondacioni Metamorfozis, nëpërmjet platformës Теchsoup Balkans. Adriana Selmani e cila ishte paneliste në sesionin Si të aplikoni për sajber-grant, tha se TechSoup Balkans së bashku me Fondacionin Metamorfozis përbëjnë një urë e cila i lidh organizatat jofitimprurëse me donatorët dhe ju mundëson atyre që të realizojnë aktivitetet e tyre në mënyrë më të lehtë, më të shpejtë dhe sa më efikase.

13522949_10153769298607426_5124559918240067303_o

 

Në këtë konferencë u mbajt edhe punëtoria ku organizatat e sektorit civil kishin mundësi të aplikojnë për donacion dhe të fitojnë këshilla nga ekipi i Fondacionit Metamorfozis me qëllim që organizatat të vlersojnë nevojat e tyre për teknologjitë informative. Poashtu u prezantuan këshilla dhe shembuj konkretë të funksionaliteteve të Office 2016 për produktivitet, punë ekipore, kreativitet dhe shumë më tepër.

DON_4940

 

Risi në këtë konferencë isht oferta e re e Microsoft-it për organizatat joqeveritare: Platforma për të dhënat dhe Power BI, si dhe shumë teknologji të tjera që kontribuojnë në përmirësimin e punës së organizatave qytetare.

DON_4925

Oliver Aleksoski, Account Technology Strategist në Microsoft gjatë prezantimit të Platformës Power BI, potencoi që këto mjete do e thjeshtësojnë punën e organizatave, shpejtojnë të njejtën dhe do ulin shpenzimet për përpunimin e të dhënave dhe vizualizimin e tyre.

Për më shumë detaje, mund të ndiqni diskutimin në Twitter dhe Facebook me hashtagun #Tech4Good.

Albumin e plotë me fotografitë mund ta shikoni këtu.

Ndaje: